Bota

Izraeli merr përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në kampin e refugjatëve në Gaza: Shënjestruam komandantin e Hamasit
Bota

Izraeli merr përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në kampin e refugjatëve në Gaza: Shënjestruam komandantin e Hamasit

Ushtria izraelite ka marrë përgjegjësinë për sulmin një kamp refugjatësh në Gaza, ku dhjetëra njerëz besohet të kenë vdekur, duke pretenduar se kishin në shënjestër një komandant të Hamasit.   Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se komandanti i Batalionit Qendror Jabaliya të Hamasit, i cili thotë se ishte një nga udhëheqësit e masakrave në Izrael më 7 tetor, u vra në sulmin ajror. Ibrahim Biari kishte qenë gjithashtu “udhëheqësi kryesor” i operacioneve luftarake të Hamasit që kur forcat izraelite hynë në Gaza, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari. Drejtori i një spitali aty pranë ka thënë për Sky News se qindra njerëz u plagosën dhe u vranë nga shpërthimi në kampin e refugjatëve Jabaliya në veri të rajonit. Aye...
Lionel Messi fiton për herë të 8 “Topin e Artë”, i fundit në karrierën e tij
Bota

Lionel Messi fiton për herë të 8 “Topin e Artë”, i fundit në karrierën e tij

Mbrëmjen e kësaj të hëne, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut. Pas ndarjes së çmimit “Kopa”, “Socrates”, atij për skuadrën më të mirë në futbollin e femrave, çmimit “Yashin”, çmimit  “Gerd Muller”, atij për ekipin më të mirë në botë për futbollin e meshkujve edhe “Topit të Artë” për femra, tashmë do të jepet edhe çmimi më i rëndësishëm i mbrëmjes, “Topi i Artë” për meshkuj. Ashtu siç pritej, fituesi i Kupës së Botës, me Kombëtaren argjentinase, Lionel Messi ka arritur të ngrejë për herën e 8 në karrierën e tij, trofeun e “Topit të Artë”...
Serbia drejt zgjedhjeve të reja, qeveria i dërgon Vuçiçit propozimin për shpërndarjen e Parlamentit
Bota

Serbia drejt zgjedhjeve të reja, qeveria i dërgon Vuçiçit propozimin për shpërndarjen e Parlamentit

Qeveria serbe i dërgoi të hënën presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç propozimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve që pritet të jetë 17 dhjetori i këtij viti. “Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke ulur tensionet e krijuara midis opsioneve rivale në shoqëri, duke refuzuar gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendimet dhe pikëpamjet për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, përfshirë edhe afirmimin e mëtejmë të vlerave evropiane”, thuhet në një njoftim të qeverisë serbe, që udhëhiqet nga Partia Përparimtare serbe e presidentit Aleksandar Vuçiç. Në propoz...
LUFTA/ Presidenti i Iranit: Veprimet e Izraelit do na detyrojnë të veprojmë
Bota

LUFTA/ Presidenti i Iranit: Veprimet e Izraelit do na detyrojnë të veprojmë

L Presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës “mund t’i detyrojnë të gjithë” të veprojnë. Deklarata është kërcënimi më i fundit i Republikës islamike që kur ka filluar konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.   Izraeli po bombardon territorin palestinez që kur pjesëtarët e armatosur të Hamasit sulmuan vendbanimet e pjesës jugore të Izraelit më 7 tetor dhe vranë mbi 1,400 njerëz, shumica e të cilëve civilë, sipas zyrtarëve izraelitë. Që atëherë, mbi 8,000 njerëz janë vrarë në Gaza, gjysma e të cilëve fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në enklavën e qeverisur nga Hamasi, një territor i varfër ku jetojnë 2.4 milionë njerëz. “Krimet e regjimit zionist kanë kapërcyer vijat e kuqe dhe mund të nx...
Në fisin ku dominojnë gratë, burrat flenë në pemë dhe detyra e tyre e vetme është riprodhimi!
Bota

Në fisin ku dominojnë gratë, burrat flenë në pemë dhe detyra e tyre e vetme është riprodhimi!

  Në një fis primitiv në pyjet tropikale të Amazonës, gratë dominojnë dhe kanë kontroll mbi gjithçka, edhe mbi burrat. Ato i ndërrojnë partnerët dhe koncepti i martesës nuk ekziston. Në këtë fis sundon matriarkati. Gjithashtu në këtë fis ka vetëm 7 burra dhe 3 mijë gra. Këta 7 heronj të mbetur përfshijnë një plak dhe një djalë 13-vjeçar, ndërsa pjesa tjetër janë fëmijë, ndaj riprodhimi është bërë shumë i vështirë. Vlerësohen veçanërisht ata meshkuj që kanë të pasme dhe bark të madh, konsiderohen të veçantë dhe më të gatshëm, sepse besohet se kanë gjene më të mira. Për shkak të numrit të vogël të meshkujve në mesin e tyre, detyra e vetme e tyre është të bëjnë fëmijë dhe nuk u lejohet të bëjnë asgjë tjetër. Fëmijët në këtë fis quhen se janë...
Ndryshimet klimatike shkaktojnë zbardhjen e koraleve në Oqeanin Indian
Bota

Ndryshimet klimatike shkaktojnë zbardhjen e koraleve në Oqeanin Indian

Një ekspert në Institutin Kombëtar iranian për Oqeanografinë dhe Shkencën Atmosferike beson se mungesa e oksigjenit dhe fenomeni i zbardhjes së koraleve në Oqeanin Indian janë pasojat e ndryshimeve klimatike. Rritja e temperaturës është një nga fenomenet që ndikohet fuqishëm nga ndryshimet klimatike. Për shkak se rritja e temperaturës do të shkaktojë mungesë oksigjeni në mjediset ujore, citon të ketë thënë Ali Mehdinia.   Ai tha gjithashtu se rritja e temperaturës shkakton acidifikimin e ujit të Oqeanit Indian, gjë që do të ndikojë në ekosistemin e brigjeve të Iranit, si koralet dhe pyjet e mangrove. Ndryshimi më i vogël në jetën e detit ndikon në sistemin e vezëve të kafshëve detare si breshkat, kjo është arsyeja pse shumë prej këtyre krijesave janë në rrezik ...
Bie pa ndjenja në fushë, frikë për sulmuesin e Nijmegen, ndeshja mbyllet para kohe
Bota

Bie pa ndjenja në fushë, frikë për sulmuesin e Nijmegen, ndeshja mbyllet para kohe

  Momente dramatike në kampionatin holandez në sfidën Nijmegen – Alkmaar. “Ylli” i Nijmegen në Eredivisie, Bas Dost, u rrëzua pa ndjenja në fushë në minutat shtesë, duke shkaktuar ankth dhe frikë te futbollistët në fushë dhe të pranishmit në stadium.   Mjekët e të dyja skuadrave vrapuan në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe fatmirësisht duke se më e keqja është shmangur. Nga Holanda konfirmimet e para sugjerojnë se 34-vjeçari është i vetëdijshëm, gjithsesi është dërguar në spital për ekzaminime më të detajuara. Dost ishte autori i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, ndërsa në të 31-tën e dyfishoi rezultatin Mattsson. Pavlidis ngushtoi diferencën në 1-2 në pjesën e dytë. “Bas Dost është fatmirë...
Tre të vdekur dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike për shkak të motit të keq në Ukrainë
Bota

Tre të vdekur dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike për shkak të motit të keq në Ukrainë

  Të paktën tre persona u vranë sot në Kiev nga rrëzimi i pemëve dhe dhjetëra komunitete mbetën pa energji elektrike, për shkak të stuhive të forta në Ukrainë dhe faktit që rrjeti është i paqëndrueshëm pas bombardimeve ruse. Ndërsa kushtet e motit u përkeqësuan, 1880 komunitete në 16 rajone, përfshirë atë të Kievit, nuk kishin më energji elektrike, tha ministria e Brendshme në një postim në Telegram. Rajonet më të prekura janë ato të Khmelnytskyi, Rivne dhe Lviv, në Ukrainën perëndimore. Në mëngjes ministria e Energjisë njoftoi se të paktën 300 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike. Infrastruktura ukrainase është shënjestruar nga bombardimet ruse që nga pushtimi në shkurtin e vitit 2022, duke lënë mijëra njerëz shpesh pa e...