Tre të vdekur dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike për shkak të motit të keq në Ukrainë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Të paktën tre persona u vranë sot në Kiev nga rrëzimi i pemëve dhe dhjetëra komunitete mbetën pa energji elektrike, për shkak të stuhive të forta në Ukrainë dhe faktit që rrjeti është i paqëndrueshëm pas bombardimeve ruse.

Ndërsa kushtet e motit u përkeqësuan, 1880 komunitete në 16 rajone, përfshirë atë të Kievit, nuk kishin më energji elektrike, tha ministria e Brendshme në një postim në Telegram.

Rajonet më të prekura janë ato të Khmelnytskyi, Rivne dhe Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Lexo dhe...  Moti i keq zhvendoset drejt Britanisë dhe Uellsit, paralajmërohet për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike-Çkemi News

Në mëngjes ministria e Energjisë njoftoi se të paktën 300 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Infrastruktura ukrainase është shënjestruar nga bombardimet ruse që nga pushtimi në shkurtin e vitit 2022, duke lënë mijëra njerëz shpesh pa energji elektrike dhe ngrohje.

Edhe pse pjesa më e madhe e rrjetit është restauruar, qeveria ukrainase është përgatitur për bombardime të tjera në dimër dhe po kërkon nga aleatët perëndimorë të vendit t’i ofrojnë atij sisteme të mbrojtjes ajrore./albeu.com

(Vizituar 26 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share