Greqia, legalizim martesave gay! Qeveria e vendosur edhe pse kisha greke është kundër
Me gjithë se ka një kundërshtim të fortë nga Kisha Ortodokse greke, qeveria e kryeministrit Mitsotakis ka njoftuar se do të zbatojë premtimin e saj për legalizimin e martesës së personave të të njëjtës gjini.
Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se legjislacioni do të sillet në parlament brenda mandatit aktual deri në vitin 2027, megjithëse mediat përcaktojnë si periudhë më të mundshme, kohën pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor të vitit që vjen.
Njoftimi i qeverisë vjen pas një deklarate prej 1500 fjalësh nga Sinodi i Shenjtë, ku shprehet kundërshtimi i fuqishëm ndaj legalizimit të këtyre martesave: Argumenti kryesor i paraqitur nga Kisha sillet rreth shqetësimeve për fëmijët që rriten në familjet e çifteve homoseks...








