Bota

Tragjedi në SHBA, biznesmeni vret gruan dhe vajzën e më pas veten
Bota, Ckemi

Tragjedi në SHBA, biznesmeni vret gruan dhe vajzën e më pas veten

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një familje prej tre anëtarësh është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së tyre luksoze. Policia ka përcaktuar se tragjedia që mori jetën e Rakesh dhe Teena Kamal dhe vajzës së tyre adoleshente, Arianna, ishte një vrasje – vetëvrasje. Rakesh Kamal, 57 vjeç, besohet se ka qëlluar gruan e tij, Teena, 54 vjeç dhe Arianna, 18, përpara se të kthente armën kundër vetes brenda vilës së tyre në Dover. Në vendin e krimit dhe konkretisht pranë trupit të bashkëshortit është gjetur një armë, e cila nuk ishte e regjistruar. Prokurori fillimisht kishte folur për një incident të “dhunës në familje”, duke theksuar se nuk kishte dyshime për grabitje apo përfshirje të një personi tjetër. Megjithatë...
Katër anëtarët e familjes gjenden të vdekur! Si rreshteri amerikan ekzekutoi gruan shqiptare, dy djemtë e mitur dhe më pas veten në New York
Bota

Katër anëtarët e familjes gjenden të vdekur! Si rreshteri amerikan ekzekutoi gruan shqiptare, dy djemtë e mitur dhe më pas veten në New York

Një rreshter amerikan në prag pensioni ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare Ornela Morgan, dy djemtë të moshës 10 dhe 12 vjeç, dhe më pas veten në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarëshe në New City, në New York. Watson Morgan, 49-vjeç rreshter i Departamentit të Policisë në Bronxville, u gjet i vdekur nga oficerët nga Departamenti i Policisë në Clarkstown gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. Oficerët kryen një kontroll rutinë për mirëqenien e Watson në New City pasi ai nuk u paraqit në punë.     “Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes mbrëmë dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstown në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”- tha Policia e Bronxville në një deklara...
I ftohti ekstrem “pushton” Europën veriore, përmbytje në perëndim të kontinentit
Bota

I ftohti ekstrem “pushton” Europën veriore, përmbytje në perëndim të kontinentit

Evropa përjetoi kontraste të forta të motit të këtë të mërkurë, me të ftohtin ekstrem dhe stuhitë e borës që penguan transportin dhe mbyllën shkollat ​​në Skandinavi, ndërsa erërat e forta dhe shirat e dendur në Evropën Perëndimore shkaktuan përmbytje dhe të paktën një vdekje. Viti i Ri nisi nën pushtetin e acarit për një pjesë të mirë të kontinentit europian. Termometri preku 40 gradë Celsius nën zero në veri të Europës Veriore. I ftohti arktik “pushtoi” Suedinë, që përjetoi sot temperaturën rekord në mbi dy dekadat e fundit, deri në -43.6 gradë. Disa ura u mbyllën dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve u pezulluan. Edhe disa shkolla në Skandinavi u mbyllën. Edhe në anën tjetër, Rusia perëndimore është përfshirë nga një valë ajri i ftoh...
Greqi/ Analizat e ujërave të zeza nxjerrin në pah faktin tronditës! 120 mijë banorë të Athinës, përdorues të rregullt të kokainës
Bota

Greqi/ Analizat e ujërave të zeza nxjerrin në pah faktin tronditës! 120 mijë banorë të Athinës, përdorues të rregullt të kokainës

  Analizat mbi ngarkesën virale dhe përhapjen e Covid-19 që insituti i epidimiologjisë po kryen në ujërat e zeza të Athinës, kanë nxjerrë në pah numrin e lartë të përdoruesve të kokainës në kryeqytetin e vendit. Sipas profesor doktor Nikos Thomaidhis, shef i sektorit te analizave në insitutin Grek të epidimiologjisë më shumë se 120.000 banorë të kryeqytetit të vendit Athinë, janë përdorues të rregullt të kokainës, një shifër alaramante, por që sipas tij është nën mesataren europiane.   Thomaidhis theksoi se shifra e përdoruesve të kësaj droge mund të jetë edhe më e madhe pasi një pjesë e mirë e zonave rezidenciale të kryeqytetit nuk janë të lidhura me rrjetin qëndror të kanalizimeve. Numri i përdoruesve të droga...
Parashikimet e frikshme që ka dhënë Nostradamus për vitin 2024
Bota

Parashikimet e frikshme që ka dhënë Nostradamus për vitin 2024

Nostradamus, një astrolog francez i shekullit të 16-të, thuhet se ka bërë parashikime për eventet që do të mund të ndodhin në vitin 2024 në librin e tij “Les Prophetis”.   Megjithëse shkrimet e tij janë poetike dhe disi të paqarta, ai besohet se ka parashikuar ngjarje historike në dukje sikurse ngritjen e Adolf Hitlerit, vrasjen e John F.Kennedy, sulmet e 11 shtatorit dhe pandeminë e COVID-19.   Parashikimet e tij për të ardhmen janë paraqitur në qindra vargje poetike të cilat zbërthehen nga ekspertët për eventet që mund të ndodhin në kohën e sotme, përfshirë edhe për vitin 2024. Në njërin prej pasazheve ai ka parashikuar se Mbreti Charles III do të rrëzohet nga froni dhe në vendin e tij do të vendoset Princi Harry Nostradamus parashikoi gjithashtu s...
Baba Vanga bën parashikimet për vitin 2024
Bota

Baba Vanga bën parashikimet për vitin 2024

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i vitit 2023, bota po e kthen sërish vështrimin nga parashikimet enigmatike të Baba Vangës, e cilësuar shpesh si “Nostradamusi i Ballkanit”. Vangelia Pandeva Gushterova, e njohur më mirë si Baba Vanga, ishte një grua bullgare e lindur në vitin 1911, e njohur për aftësinë e saj të supozuar për të parashikuar të ardhmen. Edhe pse ajo humbi shikimin në fëmijëri, ndjekësit e saj besojnë se ajo fitoi fuqinë e çuditshme për të parashikuar ngjarjet kryesore botërore. Profecitë e Baba Vangës kanë qenë një burim intrigash, duke tërhequr vëmendjen si të publikut ashtu edhe të udhëheqësve. Parashikimet e saj, të cilat thuhet se shtrihen deri në vitin 5079 dhe përfshijnë parashikimin e vdekjes së Princeshës Diana, nëndetëses ruse Kursk, s...
Avioni i “Japan Airlines” përplaset me aeroplanin e mbushur me ndihmat e tërmetit! Shpërthen në flakë, kolaps në vendin e ngjarjes 
Bota

Avioni i “Japan Airlines” përplaset me aeroplanin e mbushur me ndihmat e tërmetit! Shpërthen në flakë, kolaps në vendin e ngjarjes 

  Një avion i Japan Airlines me qindra pasagjerë shpërtheu në flakë gjatë uljes në aeroportin Haneda të Tokios, pasi u përplas me një aeroplan tjetër të mbushur me ndihmat e tërmetit. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, duke përfshirë tetë fëmijë nën moshën dy vjeç, u evakuuan në mënyrë të sigurt nga avioni i pasagjerëve. Ndërkohë një person në aeroplanin e Rojes Bregdetare ka shpëtuar, por pesë prej tyre janë të humbur.   Pamjet treguan avionin e pasagjerëve duke lëvizur dhe më pas duke shpërtheu në flakë. Fillimisht në aeroport u krijua kolaps, më pas njerëzit nisën që të përdornin rrëshqitje emergjente për të ikur nga zjarri i madh. Zjarrfikësit u përpoqën të luftonin flakët në rritje. Roja Bregde...