Bota

Lajmin Fundit ;Tërmet i fuqishëm në greqi ja sa magnituda-Çkemi News
Bota

Lajmin Fundit ;Tërmet i fuqishëm në greqi ja sa magnituda-Çkemi News

  Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot, në të gdhirë në zonën e Lamias. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i ndodhur në orën 5:50, ka qenë 5 km në jug-juglindje të Sperchiadës. Thellësia fokale e tërmetit është llogaritur në 8.4 km Duke folur për ERT-në për tërmetin në Lamia, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas tha se “nuk është asgjë e veçantë. Ai kishte në qendër Sperchiada. Është një zonë me sizmicitet të lartë, nuk ka arsye shqetësimi, po monitorojmë evoluimin e fenomenit”.
Pesë çuna lënë takim me 2 vajza, por ato ishin karremi. Grabiten dhunshëm-Çkemi News
Bota

Pesë çuna lënë takim me 2 vajza, por ato ishin karremi. Grabiten dhunshëm-Çkemi News

Pesë të rinj kanë mbetur viktima të një grabitjeje përmes kurthit-karrem pasi u joshën nga dy vajza të cilat shkuan në takim me katër meshkuj që i plaçkitën. Djemtë, dy të moshës 17 vjeç, njëri 15, tjetri 18 dhe i pesti, 21 vjeç, në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm, pasi u peshkuan nga dy vajzat, kinse do bënin qejf, u turrën te makina e tyre dhe rendën drejt "presë", në Galatsi, kryeqyteti i Greqisë, Athinë. Ata do të takoheshin me gocat, në sheshin Kypselis ku kishin rregulluar një takim me dy femrat të cilat i kishin njohur përmes rrjeteve sociale. Pasi të gjithë hipën në makinë, gjatë rrugës, në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitriou dhe Xylouris në Galatsi, fare afër vend-takimit, një tjetër makinë i ka bllokuar rrugën. Nga automjeti, kanë zbritur katër persona, të cilët...
Përmbytje katastrofike. 72 viktima. Ministri i Brendshëm shpall tre ditë zie –Çkemi News
Bota

Përmbytje katastrofike. 72 viktima. Ministri i Brendshëm shpall tre ditë zie –Çkemi News

SPANJË-72 persona kanë vdekur dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi përmbytjet përfshinë zona të mëdha të Spanjës lindore dhe jugore. Kjo është fatkeqësia më e keqe natyrore që ka goditur Spanjën në vitet e fundit. Gjithashtu qeveria shpalli tre ditë zie kombëtare pasi numri i të vdekurve vazhdoi të rritet. Shumica e vdekjeve ishin në rajonin e bregut lindor të Valencias, ndërsa dy persona vdiqën në rajonin Castilla La Mancha pranë Madridit. Pamjet nga Valencia treguan rrugët të kthyera në lumenjë. Ndërkohë punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për njerëzit e zhdukur në pjesët jugore dhe lindore të Spanjës, Malaga dhe Valencia. Një tren me shpejtësi të lartë me afro 300 persona në bord doli nga shinat pranë Malagës, megjithëse autoritetet hekurudhore thanë se asku...
Triller në Greqi! Vritet nga prifti dhe dy çekë e moshuara shqiptare -Çkemi News
Bota

Triller në Greqi! Vritet nga prifti dhe dy çekë e moshuara shqiptare -Çkemi News

Detaje shokuese në Greqi. Të stuhishme janë zhvillimet në lidhje me zhdukjen triller të 75-vjeçarit Chaoussi Saniko, në shtator të vitit 2022, në Alikianos të Chanias, pasi ndaj priftit të fshatit u ngrit një procedim penal për vrasje, ndërsa dy të huajt me kombësi çeke dyshohet se janë të akuzuar si bashkëpunëtorë. Komuniteti lokal është në tronditje Ishte data 23 shtator 2022, kur 75-vjeçarja Saniko Tsaoussi, nënë e 7 fëmijë, por edhe gjyshe me 19 nipër e mbesa, u pa për herë të fundit duke ecur në rrugët e ngushta të fshatit Alikianos. Dyshohet se gruaja është goditur nga vetura e priftit teksa po kalonte rrugën për në shtëpinë e djalit të saj. Më 22 mars 2022, prifti duke folur me Evangelia Marinaki dhe në emisionin “Drita në tunel” me Angeliki Nikolouli, pohoi se nuk e nj...
Greqia do dëmshpërblim! I kërkojnë Gjermanisë 287 miliardë euro për pasojat Luftës së Dytë Botërore-Çkemi News
Bota

Greqia do dëmshpërblim! I kërkojnë Gjermanisë 287 miliardë euro për pasojat Luftës së Dytë Botërore-Çkemi News

Udhëheqja shtetërore dhe politike e Greqisë ka risjellë në tryezën e bisedimeve  thirrjen e saj për negociata me Gjermaninë në lidhje me dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kërkesat e kahershme greke janë theksuar gjatë takimit të presidentes së vendit me homologun e saj gjerman të cilin e kishte ftuar për një vizitë treditore në Greqi. “Dua të theksoj, bazuar në vendimin përkatës të Kuvendit të Greqisë në vitin 2019, rëndësinë e madhe të çështjes së reparacioneve të luftës dhe të Kredisë së Pushtimit e cila mbetet e jashtëzakonshme për popullin grek”, tha Katerina Sakellaropoulou-Presidentja e Greqisë.  Pretendimet e Greqisë, që i ka dërguar notë zyrtare Gjermanisë prej vitit 2019, kanë të bëjnë me kompensim...
Lajmi Fundit; Kryebashkiaku qëllohet për v,dekje, forcat speciale dhe helikopterë në kërkim të autorit -Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Kryebashkiaku qëllohet për v,dekje, forcat speciale dhe helikopterë në kërkim të autorit -Çkemi News

Franz Hofer, kryebashkiak i Kirchberg ob der Donau, u vra në fshatin Altenfelden në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, afër kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke. Një burrë i dytë gjithashtu u qëllua për vdekje pak kohë më vonë, tha zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme Ulrike Handelbauer për CNN. Një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale është duke u zhvilluar, tha ajo. I dyshuari besohet të jetë i armatosur dhe banorëve vendas u është thënë të qëndrojnë brenda. “Fatkeqësisht, ne supozojmë se autori që po kërkojmë mund të jetë duke mbajtur armën,” tha Handelbauer, sipas mediave lokale. Një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë duket se ka shkaktuar incidentin, shtoi policia Sipas Kronen Zeitung, një media lokale, i dyshuari ...
Lajmi Fundit; Skandal, 33 gra iu nënshtruan gabimisht operacionit për heqjen e mitrës, spitali i nxori me kancer-Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Skandal, 33 gra iu nënshtruan gabimisht operacionit për heqjen e mitrës, spitali i nxori me kancer-Çkemi News

  Një skandal ka përfshirë një spital në Suedi, ku raportohet se rreth 33 gra iu nënshtruan gabimisht operacionit për heqjen e mitrës. Sipas reagimit të spitalit, gratë janë diagnostikuar gabimisht me kancer të mitrës dhe iu nënshtruan operacionit, edhe pse në fakt ishin të shëndetshme. “Na vjen shumë keq për atë që ndodhi. Histerektomia është një operacion i madh me pasoja të gjera dhe të pakthyeshme. I kërkojmë falje grave në fjalë”, tha Johan Lughnegaard, kryemjeku në Spitalin Universitar Uppsala në Suedinë lindore. Pas analizave, gratë në fjalë, nga 38 deri në 85 vjeç (shumica 50-60 vjeç) , u informuan se kishin ndryshime qelizore që janë pararendëse e kancerit të mitrës. Trajtimi i rekomanduar për këtë është heqja kirurgjikale e mitrës dhe, në disa raste, ...