Pesë çuna lënë takim me 2 vajza, por ato ishin karremi. Grabiten dhunshëm-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Pesë të rinj kanë mbetur viktima të një grabitjeje përmes kurthit-karrem pasi u joshën nga dy vajza të cilat shkuan në takim me katër meshkuj që i plaçkitën.

Djemtë, dy të moshës 17 vjeç, njëri 15, tjetri 18 dhe i pesti, 21 vjeç, në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm, pasi u peshkuan nga dy vajzat, kinse do bënin qejf, u turrën te makina e tyre dhe rendën drejt “presë”, në Galatsi, kryeqyteti i Greqisë, Athinë.

Lexo dhe...  E rra*hën për 48 orë me karikues telefoni dhe shkopinj/ Detajet rrëqethëse nga vr*asja e Marigona Osmanit, 18-vjeçarja vdiq nga traumat e shumëfishta dhe… -Çkemi News

Ata do të takoheshin me gocat, në sheshin Kypselis ku kishin rregulluar një takim me dy femrat të cilat i kishin njohur përmes rrjeteve sociale.

Pasi të gjithë hipën në makinë, gjatë rrugës, në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitriou dhe Xylouris në Galatsi, fare afër vend-takimit, një tjetër makinë i ka bllokuar rrugën.

Nga automjeti, kanë zbritur katër persona, të cilët kanë sulmuar të rinjtë, duke plagosur në fakt njërin prej tyre me send të fortë në kokë, duke i marrë dy celularë dhe një shumë parash.

Lexo dhe...  Itali/ Adoleshentja që refuzoi martesën me mblesëri, dyshohet e vrarë nga familja (fotot)

Më pas autorët kanë hipur në automjetin e tyre me dy femrat që kinse do bënin dashuriçka me pesëshen e eksituar, dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Policia greke tha se po bëhen përpjekje për gjetjen dhe arrestimin e katër djemve sulmues dhe 2 vajzave peshkatare.

Dinamika e natës së egër

Lexo dhe...  Del ekspertiza! Foshnja 6-muajshe ka vdekur nga mbytja, hapet dhe varri i 9-vjeçares/ Zbulohet kush ia dha ketaminën Rouolës

Takimi me dy vajzat është rezervuar nga një prej të pestëve, 18-vjeçar përmes Instagramit dhe kishte caktuar si pikë takimi sheshin Kypseli. Kështu ai mori me vete katër shokët e tij dhe u nisën drejt sheshit për të takuar 2 vajzat.

Me të mbërritur atje, i riu vuri re një makinë të çuditshme dhe nga frika se mund të ndodhte diçka e çuditshme, u largua.

Por në çast, dy vajzat e telefonuan, i thanë se nuk kishte asnjë problem dhe i kërkuan të kthehej. Kështu ndodhi.

Lexo dhe...  Djali 19-vjeçar mbyt nënën: Më bezdiste duke kërkuar të pastroja dhomën time-Çkemi News

18-vjeçari është kthyer në vendngjarje me shokët e tij, kanë marrë vajzat në mjetin e tyre dhe kanë nisur të ecin. Ecja, megjithatë, u ndërpre me dhunë pak kilometra më tej, në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitriou dhe Xylouri, kur makina që panë më herët, u bllokoi rrugën me katër persona që zbritën prej saj dhe i rrahën rëndë. Madje një nga të rinjtë është goditur me një gunga të hekurt në kokë. /noa.al

(Vizituar 37 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share