Tragjedi! Gjenden të vdekur brenda shtëpisë së pushimit 12 persona, dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit i gjeneratorit (VIDEO) -Çkemi News
GJEORGJI- Dymbëdhjetë persona u gjetën të vdekur në një shtëpi pushimi pranë një restoranti në një vendpushim skijimi në Gjeorgji. Lajmin e konfirmoi policia ndërsa dyshohet se viktimat janë helmuar nga monoksidi i karboni.
“Nga ekzaminimet paraprake nuk rezulton asnjë gjurmë dhune në trupat e viktimave, 11 prej të cilëve janë shtetas të huaj dhe një shtetas gjeorgjian, të cilët u gjetën në shtëpi pushimi në katin e dytë të një restoranti indian në Gundauri”, tha policia.
Trupat u gjetën të shtunën. Sipas hetimeve të para, një gjenerator ishte vendosur pranë dhomave dhe brenda ndërtesës. Sipas autoritetet gjeneratori i naftës ishte vënë në funksion për shkak se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në ndërtesë të premten. Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet ndërsa p...






