Bota

26 vjeçarja qëllohet për vdekje nga dy burrat rivalë që donin të martoheshin me të (fotot)
Bota

26 vjeçarja qëllohet për vdekje nga dy burrat rivalë që donin të martoheshin me të (fotot)

Një britanike është vrarë në Pakistan nga dy burra që konkurronin për t’u martuar me të, raportojnë mediat vendase. 26 vjeçarja Maira Zulfiqar është qëlluar me armë dhe është mbytur nga dy të dyshuar që hynë në apartamentin e saj dje në kryeqytetin e Pakistanit, Lahore. Studentja e drejtësisë kishte shkuar në Pakistan dy muaj më parë nga Britania për të punuar në degën vendase të kompanisë ligjore Duncan Blackett. Ajo kishte marrë një apartament me qera, ku dhe u gjet e vdekur pranë celularit të saj, raportonin mediat vendase. Ekzaminimet mjekësore tregonin se vajza ishte mbytur dhe qëlluar me armë, ndërsa në trup kishte shenja gërvishtjeje. Policia e Lahore thotë se të dyshuarit kishin hyrë në formë në shtëpinë e saj në atë që besohet se ishte një “krim pasioni”. Në ...
Bota

As luani dhe as tigri, kjo është kafsha më e rrezikshme në një kopsht zoologjik

Punonjësit e kopshteve zoologjike nëpër botë kanë treguar në Reddit disa kuriozitete nga puna e tyre me kafshët e egra.       Mes qindra gjërave interesante të zbuluara në këtë rrjet social, njëra bënte më shumë përshtypje: kafsha më e rrezikshme në një kopsht zoologjik nuk është luani. Madje, as tigri. “Kafsha më e rrezikshme, të cilës ne i trembemi më shumë në rast se arratiset, nuk është ai që mendojnë njerëzit. Nuk është as luani, as tigri, as ndonjë mishngrënës tjetër i madh në trup. Është shimpanzeja. Ata mund të të shqyejnë krahun dhe të të rrahin me të deri në vdekje vetëm po të panë”, shkruan një nga punonjësit.  
Gjermani/ Shkatërroi një nga platformat më të mëdha botërore të pornografisë me fëmijë
Bota

Gjermani/ Shkatërroi një nga platformat më të mëdha botërore të pornografisë me fëmijë

Autoritetet gjermane kanë zbuluar një nga platformat më të mëdha të pornografisë së fëmijëve “darknet” dhe arrestuan katër persona në këtë rast, theksoi Zyra Federale e Krimeve (BKA). Tre gjermanë akuzohen si administratorë që kanë operuar platformën “Boystown”. Ndërkohë, një tjetër gjerman i dyshuar thuhet se ka qenë një nga përdoruesit më aktivë të portalit i cili ka më shumë se 400.000 anëtarë dhe se ka postuar më shumë se 3.500 postime. Autoritetet gjermane arrestuan të dyshuarit në mes të prillit dhe ata kanë qenë në paraburgim që nga ajo kohë.     Para arrestimeve, hetuesit e BKA-së dhe Zyra e Prokurorit Publik të Frankfurtit po ashtu kontrolluan shtatë adresa në tre shtete gjermane, Nordrhein-Westfalen, Bavari dhe Hamburg. Në të njëjtën kohë, një a...
Pse një fabrikë e vetme në Azi po rrezikon gjithë ekonominë botërore
Bota

Pse një fabrikë e vetme në Azi po rrezikon gjithë ekonominë botërore

    Pse një fabrikë e vetme në Azi po rrezikon gjithë ekonominë botërore      Bota është globalizuar dhe këtë na e thonë përditë, e lexojmë, studiojmë dhe e marrim si të mirëqenë. Nuk mungojnë edhe shembujt konkretë. Aksidenti i anijes gjigante “Ever Given”, që bllokoi për ditë të tëra kanalin e Suezit në Egjipt, dhe me të një pjesë të mirë të tregtisë botërore, pushtoi mediat ndërkombëtare. Por një ngjarje në Azi e tregon ndoshta edhe më mirë. Kjo, sepse një ndërthurje faktorësh në një fabrikë të Tajvanit, rrezikon seriozisht të paralizojë prodhimin e industrisë automobilistike dhe të pajisjeve teknologjike në të gjithë botën. Markat më të njohura në këto sektorë të larmishëm, mund të kenë selitë e tyre qendrore ose zinxhirin e prodhimit në SHBA,...
Stuhia e fuqishme godet Kinën, publikohen pamjet kur era rrotullon avionin
Bota

Stuhia e fuqishme godet Kinën, publikohen pamjet kur era rrotullon avionin

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 102 u raportuan të lënduar si pasojë e një stuhie që goditi Kinën lindore. Sipas BBC, persona e vdekur thuhet se ranë në lumin Yangtze ose u goditën nga rënia e pemëve dhe rënia e shtyllave të energjisë. 11 personat e vdekur ishin në një anije peshkimi që u përmbys. Dy persona u shpëtuan, por nëntë të tjerë janë ende të zhdukur. Një video tjetër tregon një avion të madh pasagjerësh që rrotullohet nga erërat, derisa qëndron i parkuar në pistën e aeroportit të qytetit. Viral video shows an airplane allegedly swirling in the gale at airport in Nantong, east China’s Jiangsu Province. Strong convective weather with a maximum wind speed of 93.9mph on Friday hit the province, leaving 11 dead, 102 injured in Nantong alone as of S...
I riu ngrin për vdekje kur u nxorr jashtë nga babai, se tymosi kanabis
Bota

I riu ngrin për vdekje kur u nxorr jashtë nga babai, se tymosi kanabis

Një 19 vjeçar britanik ka vdekur nga hipotermia pasi e zuri gjumi jashtë në një park, kur babai e përzuri nga shtëpia se tymosi kanabis, thuhej në hetimet e policisë. Babai i Lyndon Turner fajësonte tymosjen e kanabis për faktin se djali kishte dëmtuar makinën e familjes në nje aksident ne 1 dhjetor të vitit që shkoi. Ata kishte debatuar dhe babai i tha të largohej nga shtëpia në qytezën e Ascot, duke besuar se do te kishte ku të qëndronte te miqtë e tij. Nuk është e qartë se ku shkoi Lyndon pas kësaj, po i riu që punonte në montimin e dritareve  kishte rënë në gjumë në prakun e Chobham Common, ku u gjet i vdekur një ditë më vonë nga kalimtarët.       Mjekja ligjore Karen Henderson tha në gjykatë se Lyndon kishte vdekur nga hipotermia dhe raporti i to...
Kina mrekullon sërish, një hap përpara gjithë botës
Bota

Kina mrekullon sërish, një hap përpara gjithë botës

  Kina është vendi i teknologjisë dhe i ndërtimeve të magjishme. Aty mund të gjesh ndërtesa nga ato që as në filmat fantastiko shkencorë nuk i keni parë. Të tilla janë këto ndërtesa të fortifikuara me pamje tejet mbresëlënëse.       Ato strehojnë deri në 800 persona dhe janë të përforcuara me degë dhe shirita druri bambuje. Mure të larta me ngjyrë balte, dritare të vogla dhe dyer të mëdha prej druri dhe hekuri. Nuk jemi duke përshkruar një fshat antik mesjetar, edhe pse për të qënë të sinqertë pamja është e ngjashme. Jemi duke folur pikërisht për Tolu de Fujan  në Kinë, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që prej vitit 2008-të. Tolu duke si fortesa të vërteta, të vendosura në zonat malore të Fujanit Juglindor. Janë shtëpitë e Hakka, popull kinez m...
Shkenca zbulon provat e një ‘force’ të re në natyrë (fotot)
Bota

Shkenca zbulon provat e një ‘force’ të re në natyrë (fotot)

Forcat fizike natyrore janë në veprim në çdo moment të jetës tonë. Sipas eksperiencës së përditshme ato i ndajmë përgjithësisht në atë të gravitetit, elektromagnetizmit, forca e fortë dhe forca e dobët. Por tashmë fizikantët e një laboratori pranë Chicago-s në SHBA, thonë se kanë zbuluar gjurmët e një force të pestë themelore të natyrës. Katër forcat themelore udhëheqin mënyrën sesi objektet e pjesëzat e Universit bashkëveprojnë me njëra-tjetrën. Graviteti i bën sendet të bien përtokë dhe objektet e rënda të sillen sikur janë të ngjitura me tokën. Laboratori i shkencës e teknologjisë në Britani tha se rezultatet e reja janë “provë e fuqishme për ekzistencën e një pjesëze të re të pazbuluar nën-atomike, ose e thënë ndryshe, e një force të re. Rezultatet e eksperimentit ...