Kina mrekullon sërish, një hap përpara gjithë botës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Kina është vendi i teknologjisë dhe i ndërtimeve të magjishme.

Aty mund të gjesh ndërtesa nga ato që as në filmat fantastiko shkencorë nuk i keni parë.

Të tilla janë këto ndërtesa të fortifikuara me pamje tejet mbresëlënëse.

 

 

Lexo dhe...  Pse një fabrikë e vetme në Azi po rrezikon gjithë ekonominë botërore

 

Ato strehojnë deri në 800 persona dhe janë të përforcuara me degë dhe shirita druri bambuje.

Mure të larta me ngjyrë balte, dritare të vogla dhe dyer të mëdha prej druri dhe hekuri.

Nuk jemi duke përshkruar një fshat antik mesjetar, edhe pse për të qënë të sinqertë pamja është e ngjashme.

Jemi duke folur pikërisht për Tolu de Fujan  në Kinë, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që prej vitit 2008-të.

Tolu duke si fortesa të vërteta, të vendosura në zonat malore të Fujanit Juglindor.

Janë shtëpitë e Hakka, popull kinez me orgjinë të lashtë nomade.

Një popull duhet thënë mjaft i dashur me natyrën për vetë ndërtimet që ata kanë lënë trashëgim.

 

 

 

Për të cituar saktësisht përse janë sot pjesë e UNESCO-s, tolu në Kinë janë shembull të jashtëzakonshëm të një tradite dhe funksioni ndërtimi që ilustrojnë një lloj të veccantë të jetesës në bashkësi dhe në marrëdhënie harmonike me mjedisin e tyre.

Mjafton një shikim nga lartë për të parë se sa shumë u ngjajnë ato qyteteve të fortifikuara.

Format e tyre janë në përgjithësi rrethore ose drejtkëndëshe dhe të mbyllura në vetvete.

Muret e brendshme janë të ndërtuara me struktura mbojtëse, të përbëra nga druri, bambuja dhe guri.

Pa materiale shtesë dhe pa ndërhyrje artificiale.

Kur është e nevojshme, për të përforcuar murrët,  Hakka përdor degë peme dhe pllaka druri.

Vlen të theksohet se falë materiale të sipërpërmendura Hakka është një strukturë anti sizmike.

E ajërosur dhe e ndriçuar në mënyrë të përsosur ajo është  e përshtatur për çdo lloj stine.

Është e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër.

Një kryevepër që e bënë atë vend një na atraksionet më të kërkuara të kohëve të fundit.

Ka tërhequr aq shumë vizitorë saqë numërohen miliona lekë fitime vjetore.

Vizitorët marrin informacion nga National Geographic dhe mbeten të çuditur për eko-qëndrueshmrinë e tyre dhe për dualitetin që i karakterizon ato.

Duke e parë së jashtmi të gjithë mendojnë se jetesa brenda atyre murreve duhet të jetë shumë e mërzitshme.

Por jo, brenda Hakka ka një jetë të zgjartë, me plot aktivitete dhe organizime.

Së jashtmi këto fortesa thuajse të kujtojnë një shtëpi burgu, por në brendësi është një fshat i mahnitshëm.

I ndërtua si një teatër , me trarë druri që ngrihen në mënyrë madhështore, duke inkuadruar një oborr plotë dritë.

Të gjitha dhomat janë ndërtuar në mënyrë të barabartë, me hapësira të vogla.

Oborri është i përbashkët ku në qendër të tij është një pus uji dhe një tempull i vogël për të adhuruar paraardhësit.

Në katet e para janë të vendosur të gjitha aktivitete tregëtare, ku 800 njerëzit që Tolu mund të presë, kanë të gjithë hapësirën për të blerë gjërat që kanë nevojë.

Tolu del Fujan janë spektakolarë, për të mos u humbur.

Njerëzit aty marrin jetë kur bota ju duket se ka ndaluar.

Të ecni nëpër oborrin e tyre kuptoni në fakt se, duhet shumë pak për të qënë i lumtur.

(Vizituar 26 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share