Bota

Biden paralajmëron “Luftën e Tretë Botërore”: Po hyri Rusia në Ukrainë…
Bota

Biden paralajmëron “Luftën e Tretë Botërore”: Po hyri Rusia në Ukrainë…

Presidenti Joe Biden deklaroi se do t`ia vështirësojë shumë Vladimir Putinit ndërmarrjen e veprimeve ushtarake nëUkrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë paralajmërim për Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini. “Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Biden. Ai nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus ...
Presidenti i Afrikës së Jugut dënon masat e pandemisë si ‘aparteid shëndetësor’
Bota

Presidenti i Afrikës së Jugut dënon masat e pandemisë si ‘aparteid shëndetësor’

Presidenti afrikano-jugor Cyril Ramafosa paralajmëroi sot kundër rrezikut të “aparteidit shëndetësor” në lidhje me ndalimet e fluturimeve në vendin e tij prej variantit të ri të Covid. Gjatë vizitës së tij në Bregun e Fildishtë ai tha me homologun vendas se kufizimet që shumë vende kanë vendosur ndaj Afrikës së Jugut janë “të padrejta e jo-shkencore”. “Duke parë që ishin vetë shkencëtarët tanë afrikanë që dalluan variantin Omicron, masat janë një shuplakë ndaj ekspertizës dhe aftësive tona”, tha Ramafosa. “Ato dëmtojnë rëndë industritë tona, bizneset dhe familjet në Afrikën e Jugut, e gjithashtu në rajonin e Afrikës.” “Afrika e Jugut do të rezistojë ndaj çdo forme të aparteidit shëndetësor, gjatë luftës ndaj pandemisë”, shtoi ai. Ramafosa bëri thirrje për “garanci globale...
Rikthehet paniku/ “Numër jashtëzakonisht i lartë”, alarmohen shkencëtarët, zbulohet varianti i ri i koronavirusit, me 32 mutacione
Bota

Rikthehet paniku/ “Numër jashtëzakonisht i lartë”, alarmohen shkencëtarët, zbulohet varianti i ri i koronavirusit, me 32 mutacione

Shkencëtarët kanë thënë se një variant i ri Covid që mbart një “numër jashtëzakonisht të lartë” mutacionesh mund të nxisë një valë të mëtejshme infektimesh Sipas The Guardian, janë konfirmuar vetëm 10 raste në tre vende nga sekuenca gjenomike, por varianti ka ngjallur shqetësim serioz midis disa studiuesve, sepse një numër i mutacioneve mund të ndihmojnë virusin të shmangë imunitetin. Varianti B.1.1.529  përmban 32 mutacione në proteinën që shumica e vaksinave përdorin për të nxitur sistemin imunitar kundër Covid. Mutacionet mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe përhapur, por gjithashtu e bëjnë më të vështirë për qelizat imune të sulmojnë patogjenin. Varianti u zbulua për herë të parë në Botsvana, ku tani janë renditur tre raste. Gjashtë të tjer...
Po sheshon edhe malet”. Dy tërmete të fuqishme “shkundin” Iranin
Bota

Po sheshon edhe malet”. Dy tërmete të fuqishme “shkundin” Iranin

Tërmetet e magnitudës 6.4 dhe 6.3 goditën në një thellësi prej 15 km në provincën e Hormozgan, sipas Qendrës Sizmiologjike të Iranit. Epiqendra është pranë qytetit bregdetar Bandar Abbas ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite.     Një 22 vjeçar vdiq pasi një shtyllë elektrike u rrëzua sipër tij, ndërsa ekipet kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet. Pamjet tregojnë kamionë të ndaluar në rrugë që shkunden nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa banorët dëgjohen duke thënë se tërmeti po sheshonte dhe malet.       Në një pozicion gjeografik midis pllakave tektonike, Irani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Tërmeti më shkatërrues i Iranit ishte në vitin 1990 me magnitudë 7.4 duke vrarë mbi 40 mijë njerëz në veri...
Tërmeti shkund Iranin, ndihet deri në Dubai, paralajmërim për cunam
Bota

Tërmeti shkund Iranin, ndihet deri në Dubai, paralajmërim për cunam

Një tërmet i magnitudës 6.3 ka goditur këtë mesitë Iranin jugor. Nuk ende të dhëna për dëmet e shkaktuara, ndërsa paralajmërohet për rrezikun e një cunami. Epiqendra është pranë Bandar Abbas në Iranin jugor ndërsa lëkundjet janë ndjera deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite. Tërmeti është regjistruar në orën 15:38, me orën lokale. Me një thellësi vetëm 10 kilometër, mundësia që të ketë shkaktuar dëme është normale, sipas zyrtarëve vendas.     Vendi, në historinë e tij, njeh tërmete shkatërrimtar dhe vdekjeprurës;. Rreth 31,000 njerëz u vranë në dhjetor 2003 kur një tërmet me magnitudë 6.6 goditi pranë qytetit Bam në Iranin juglindor, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë. Tërmeti më i keq i vendit ndodhi në vitin 856, duke vrarë rreth 200,000 njer...
Gjenerali britanik paralajmëron për rrezikun e një lufte mes Rusisë dhe Perëndimit
Bota

Gjenerali britanik paralajmëron për rrezikun e një lufte mes Rusisë dhe Perëndimit

Zyrtari më i lartë ushtarak i Britanisë ka përmendur ndryshimin e “karakterit të luftës” dhe ka paralajmëruar se ekziston rrezik i madh që vendimet e gabuara të çojnë në një luftë midis Rusisë dhe Perëndimit. Gjenerali Nick Carter tha se ka një vullnet të armiqve autoritarë për të përdorur çdo mjet, duke përfshirë migrantët, çmimet e gazit ose sulmet kibernetike, për të arritur qëllimet e tyre në skenën ndërkombëtare. Carter, që është shef i stafit të mbrojtjes britanike, i tha Radio Times se “mjetet tradicionale diplomatike dhe mekanizmat” që ishin gjatë Luftës së Ftohtë dhe në një epokë të dominimit të Shteteve të Bashkuara, nuk janë më. “Pa këto mjete dhe mekanizma ka një rrezik më të madh që këto përshkallëzime ose ky përshkallëzim mund të çojë në llogaritje të gabua...
Tre të vdekur nga pickimet e akrepëve që mbushën qytetin pas përmbytjeve (fotot)
Bota

Tre të vdekur nga pickimet e akrepëve që mbushën qytetin pas përmbytjeve (fotot)

Akrepët në Egjipt kanë pickuar për vdekje tre njerëz dhe kanë shtruar në spital dhjetra të tjerë, teksa stuhitë e reshjeve në jug të vendit sollën insektet e rrezikshme nëpër rrugë e shtëpi.         Një total prej rreth 450 njerëzish janë plagosur nga pickimet e akrepëve apo gjarprinjve, tha një zyrtar vendas i ministrisë. Breshëri dhe stuhitë në luginën e lumit Nil të premten ishin veçanërisht të dhunshme, duke trazuar terrenin e duke përmbytur rrugët. Rrjedhat e krijuara bënë që akrepë dhe gjarpërinj të vërshonin në qytet duke rënë në kontakt me popullsinë. Autoritetet kanë shpërndarë doza të shumta anti-helmi në fshatrat e zonave të prekura tha një zyrtar për agjencinë Al-Ahram.   Njerëzit ishin nxitur të qëndronin në shtëpi dhe të shmangnin vendet ...
Gruaja vdes nga ataku, familjarët shkatërrojnë urgjencën
Bota

Gruaja vdes nga ataku, familjarët shkatërrojnë urgjencën

Një grua rreth 60 vjeç ka shkuar mbrëmë në spital pasi kishte pësuar atak në zemër. Mjekët në urgjencën e spitalit Civil të Palermos, Itali bënë gjithçka për ta shpëtuar, por gruaja me banim në via Ustica, në zonën e Via Perpignano vdiq. Mediat italiane raportojnë se sapo mjekët kanë dhënë lajmin për vdekjen, familjarët e gruas kanë dëmtuar urgjencën. “Kemi qenë dëshmitarë të skenave”, tregojnë mjekët dhe infermierët-“Ata shkatërruan gjithçka që gjetën, duke shkaktuar dëme prej mijëra eurosh”. Për t’i dhënë fund shkatërrimit, në urgjencë erdhën shërbimet e policisë dhe kanë ndaluar disa nga familjarët.  g.v/abcnews.al