Po sheshon edhe malet”. Dy tërmete të fuqishme “shkundin” Iranin

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Tërmetet e magnitudës 6.4 dhe 6.3 goditën në një thellësi prej 15 km në provincën e Hormozgan, sipas Qendrës Sizmiologjike të Iranit. Epiqendra është pranë qytetit bregdetar Bandar Abbas ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite.

 

Lexo dhe...  VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë në Japoni, publikohen pamjet e para gjatë lëkundjeve sizmike-Çkemi News

 

Një 22 vjeçar vdiq pasi një shtyllë elektrike u rrëzua sipër tij, ndërsa ekipet kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet.

Pamjet tregojnë kamionë të ndaluar në rrugë që shkunden nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa banorët dëgjohen duke thënë se tërmeti po sheshonte dhe malet.

 

 

 

Në një pozicion gjeografik midis pllakave tektonike, Irani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Tërmeti më shkatërrues i Iranit ishte në vitin 1990 me magnitudë 7.4 duke vrarë mbi 40 mijë njerëz në veri të vendit.

(Vizituar 159 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share