Bota

Francë, gjashtë fëmijë morën dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID
Bota

Francë, gjashtë fëmijë morën dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID

Në qendrën e vaksinimit në Le Mans në Francë  gjashtë fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç kanë marrë dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19. Në njoftimin e Agjencisë shëndetësore rajonale Pays de la Loire dhe guvernatorit Sarthe thuhet se 6 fëmijët morën vaksina dhe doza të ndryshme nga se nevojitej. Në njoftim theksohet se fëmijët morën sasi më të madhe të vaksinës se sa ishte vendosur. Pasi është vërejtur gabimi, familjarët e fëmijëve janë njoftuar për efekte të mundshme anësore si temperaturë dhe dhimbje.       Në të njëjtën ditë, kryeministri Jean Castex vizitoi qendrën e vaksinimit dhe bisedoi me njerëzit, shumica e të cilëve erdhën për një dozë shtesë.
Zbulohet grip shpendësh në një fermë në jug të Francës
Bota

Zbulohet grip shpendësh në një fermë në jug të Francës

Në rajonin Landes të Francës, i famshëm për prodhimin e foie gras, në një fermë u zbulua epidemi e gripit të shpendëve. Sipas mediave franceze, bazuar në vëzhgimet e bëra më 17 dhjetor në një fermë të patave në qytetin Hastingues, në pjesën jugperëndimore të vendit, shpendët në fermë u asgjësuan të nesërmen, pa pritur rezultatet laboratorike. Me zbulimin e gripit të shpendëve shumë ngjitës të tipit H5N1 në rezultatet e ekzaminimit të kafshëve ditën e djeshme, rreth fermës në fjalë u krijua një zonë mbrojtëse me diametër 3 kilometra dhe një zonë vëzhgimi me diametër 10 kilometra.       Në Francë në fillim të nëntorit situata e alarmit për gripin e shpendëve u ngrit në një nivel të lartë dhe fermat e shpendëve u karantinuan për të parandaluar përhapjen ...
Shkecetaret kineze zbulojne nje lloj dinosauri te ri ne mongolin e brendshme
Bota

Shkecetaret kineze zbulojne nje lloj dinosauri te ri ne mongolin e brendshme

Paleontologët kinezë njoftuan zbulimin e një dinozauri të ri me një hark unik në formë fluture të rruazave dorsale të përparme, gjë që e bën atë të dallueshëm nga trodontidët e tjerë, bën të ditur “Xinhua”.     Ekipi hulumtues gjeti holotipin e tij në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore. Holotipi përbëhet nga një kranium pothuajse i plotë, me një gjatësi totale prej 12 cm dhe kocka fragmentare postkraniale. Pei Rui, nga Instituti i Paleontologjisë dhe Paleoantropologjisë së Vertebrorëve në Akademinë e Shkencave Kineze, tha se dinozauri jetonte rreth 83 milionë deri në 70 milionë vjet më parëparë         Zbulimi është i rëndësishëm për studimin mbi biodiversitetin e krijesave të gjalla në tokë dhe ndryshimin paleomjedisor në Azi...
Gënjeshtra që shkaktoi 39 milionë viktima, si nisi Lufta e Parë Botërore
Bota

Gënjeshtra që shkaktoi 39 milionë viktima, si nisi Lufta e Parë Botërore

Më 28 qershor 1914, trashëgimtari i fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, Arkiduka Franc Ferdinandi dhe bashkëshortja e tij Sofia, u vranë në një atentat, gjatë vizitës që po kryenin në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës.       Vrasësit ishin pjesëtarë të një organizate sekrete serbe. Tensionet pasuese diplomatike midis Austro-Hungarisë dhe mbretërisë së Serbisë u përshkallëzuan, derisa mes tyre shpërtheu lufta. Aleancat e ndryshme tërhoqën shpejt në luftë Rusinë, Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe perandoritë e tyre në konflikt. Tridhjetë e shtatë ditë pas vrasjes, kishte filluar Lufta e Parë Botërore. Deri në fundin e saj, ajo do të shkaktonte 39 milionë të vdekur nga të dyja kampet. Por Lufta e Madhe, mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të një gënjeshtr...
Vritet ushtari ukrainas: Prag-lufte, shpërthen situata në kufi
Bota

Vritet ushtari ukrainas: Prag-lufte, shpërthen situata në kufi

Situata është përflakur në lindje të Ukrainës, ku një ushtar ukrainas u vra e një tjetër mbeti i plagosur pas shpërthimit të luftimeve me separatistët pro-rusë. Totali i ushtarëve ukrainas të vrarë në këtë mënyrë në vijën e frontit shkon në 65 sivjet, një bilanc ky më i lartë se vitin e kaluar kur u shënua 50 vdekje thotë AFP. Tensionet në kufirin e Ukrainës me Rusinë janë në prag shpërthimit. Ushtria ukrainase i akuzoi separatistët se qëlluan ndaj pozicioneve të saj me mortaja 82-millimetre e përdorën granata-hedhëse. Shërbimet amerikane të inteligjencës thonë se aktualisht, janë të paktën 100 mijë trupa ruse që po qëndrojnë të stacionuara në kufi.     Edhe pse Kremlini mohon të ketëketë qëllim luftën, frika e shpërthimit të një konflikti është sot më e afër...
Horror në Australi/ Shpërthen kështjella lodër, ndërrojnë jetë 4 fëmijë, plagosen 5 të tjerë
Bota

Horror në Australi/ Shpërthen kështjella lodër, ndërrojnë jetë 4 fëmijë, plagosen 5 të tjerë

Ishte dita e fundit e shkollës dhe fëmijët po argëtoheshin me njëri-tjetrin në një kështjellë lodër mbushur me ajër, kur gjithçka përfundoi në tragjedi. Kështjella e vendosur në një shkollë fillore në Devonport të Australisë shpërtheu, duke i marrë jetën katër fëmijëve dhe plagosur pesë të tjerë. Dyshohet se incidenti u shkaktua nga era e fortë. Policia thotë se të miturit kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra. Viktimat janë dy djem dhe dy vajza. Autoritetet nuk treguan moshën e tyre por dyshohet për fëmijë të moshës nga 10 deri në 12 vjeç. Kryeministri i Australisë e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë dhe e trishtë. “Fëmijët e vegjël në një ditë argëtuese… dhe më pas gjithçka kthehet në një tragjedi kaq të tmerrshme. Në këtë kohë të vitit, kjo ngjarje të thyen zemrën...
Instagram ka njoftuar se do të ketë disa ndryshime në aplikacion që do të vijnë si një ndihmë për adoleshentët
Bota

Instagram ka njoftuar se do të ketë disa ndryshime në aplikacion që do të vijnë si një ndihmë për adoleshentët

Instagram ka njoftuar se do të ketë disa ndryshime në aplikacion që do të vijnë si një ndihmë për adoleshentët dhe prindërit e tyre.   BBC shkruan se këto ndryshime do jenë një ndihmë për prindërit, të cilët do të kontrollojnë më shumë fëmijët e tyre për aktivitetin e tyre në këtë rrjet social. Prindërit do të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram dhe t’u vendosin atyre kufij kohorë, ndërsa adoleshentët do të njoftohet që duhet të bëjnë pushim, kur qëndrojnë për orë të gjata në Instagram.     Instagram ka qenë nën presion në rritje për përdorimin e platformës nga adoleshentët muajt e fundit, ndaj ka vendosur që të bëjë këto ndryshime. Ndryshimet vijnë në një kohë kur shefi i këtij rrjeti social, Adam Mosseri do të paraqitet para senatorëve amerikan...
10 histori të frikshme, por të vërteta
Bota

10 histori të frikshme, por të vërteta

Shpesh kur tregohen apo lexohen historitë e frikshme apo paranormale, krijohet ideja se janë të trilluara apo të krijuara me qëllimin për të frikësuar apo për të rritur adrenalinën. Por disa histori nuk mund t’i hedhësh poshtë me argumentin e trillimit, sepse provat janë aq të verifikueshme sa e vetmja mundësi që mbetet është ajo e të qenit të vërtetë. Ne po ju tregojmë disa nga historitë që janë shumë drithëruese për të qenë trillime: Vajza me të bardha Një natë u zgjova në mes të natës sepse më duhej të shkoja në tualet dhe, si gjithmonë, mora telefonin me vete në tualet. Teksa po ecja në korridor, sigurisht duke shkruar në telefon, papritur u përplasa me një vajzë të veshur me fustan të bardhë. Kisha humbur në mesazh dhe nuk e pashë, por vetëm i thashë “Më fal!” e fillova të ec...