Vritet ushtari ukrainas: Prag-lufte, shpërthen situata në kufi

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Situata është përflakur në lindje të Ukrainës, ku një ushtar ukrainas u vra e një tjetër mbeti i plagosur pas shpërthimit të luftimeve me separatistët pro-rusë.

Totali i ushtarëve ukrainas të vrarë në këtë mënyrë në vijën e frontit shkon në 65 sivjet, një bilanc ky më i lartë se vitin e kaluar kur u shënua 50 vdekje thotë AFP.

Tensionet në kufirin e Ukrainës me Rusinë janë në prag shpërthimit. Ushtria ukrainase i akuzoi separatistët se qëlluan ndaj pozicioneve të saj me mortaja 82-millimetre e përdorën granata-hedhëse.

Shërbimet amerikane të inteligjencës thonë se aktualisht, janë të paktën 100 mijë trupa ruse që po qëndrojnë të stacionuara në kufi.

 

 

Edhe pse Kremlini mohon të ketëketë qëllim luftën, frika e shpërthimit të një konflikti është sot më e afërt se kurrë. NATO-ja dhe Bashkimi Europian po përpiqen të përdorin sanksionet si mënyrë për të shmangur një konflikt ushtarak, por nuk ka garanci sesa ato do të funksionojnë vërtet.

Moska vetë e akuzon Kievin se po kthehet ai në kërcënim për të, dhe se po i  hap dyert NATO-s për t`u shtrirë deri në portat e Rusisë.

(Vizituar 57 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share