Bota

Korrierët e ushqimit hakuan një bazë të dhënash, zbulohet vendndodhja sekrete e vajzës së Putinit
Bota

Korrierët e ushqimit hakuan një bazë të dhënash, zbulohet vendndodhja sekrete e vajzës së Putinit

Është zbuluar vendndodhja sekrete e vajzës së Vladimir Putin dhe nënës së saj. Kjo u zbulua nga korrierët ushqimorë, të cilët hakuan një bazë të dhënash duke zbuluar apartamentin luksoz me një vlerë prej 1.7 milionë paund në Shën Pertersburg. Nëna e Rozovës, 45-vjeçarja Svetlana Krivonogikh, është një nga femrat më të pasura të Rusisë, e cila nga një pastruese u shndërrua në multimilionere që ka rreth 74 milionë paund pasuri financiare dhe pronësi. Ajo nuk i ka komentuar pretendimet se vajza e saj Luiza është e bija e Presidentit rus, as Luiza nuk e ka konfirmuar diçka të tillë. Dyshimet për vajzën e fshehtë u transmetuan nga një media e pavarur që më vonë u bllokua nga autoritetet ruse.  
Ukraina do të hetojë videot makabre të vrasjeve e abuzimeve të robërve rusë të luftës (fotot)
Bota

Ukraina do të hetojë videot makabre të vrasjeve e abuzimeve të robërve rusë të luftës (fotot)

Ukraina është zotuar të hetojë pamje të rënda të publikuara ku besohet se shihen abuzime të tmerrshme të të burgosurve rusë të luftës, mes të cilave disa shihen që qëllohen me armë në këmbë. “Qeveria po i merr seriozisht pretendimet, dhe do të ketë një hetim të shpejtë,” tha dje këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, raportonte e përditshmja amerikane Washington Examiner . “Ne jemi një ushtri evropiane, nuk abuzojmë me të burgosurit. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë është një sjellje absolutisht e papranueshme,” tha këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky. Në një prej videove shiheshin ushtarë ukrainas që zbrisnin nga një kamion tre ushtarë rusë, pak para se të burgosurit të qëlloheshin me plumba në këmbë. Në një tjetër, fytyra të përgjakura të të burgosur...
Ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Bota

Ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Sot, natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, ora dimërore kaloi në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit. Akrepat shkuan 60 minuta para. Ndryshimi i orës është në fuqi prej vitit 1916 me gjithë kërkesat e vazhdueshme për heqjen e saj. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.
Natë terrori në Romë/ Nënë e bir përdhunohen e grabiten nga emigrantët tunizianë (fotot)
Bota

Natë terrori në Romë/ Nënë e bir përdhunohen e grabiten nga emigrantët tunizianë (fotot)

Mediat italiane raportonin për një ngjarje të rëndë në zonën Centocelle të kryeqytetit Romë ku një djalë 16-vjeçar është grabitur dhe abuzuar seksualisht nga dy bashkëmoshatarë tunizianë. Por më tej nën kërcënimin e dhunës, ata e detyruan adoleshentin qe sapo kishte lene punen, t’i shoqëronte me makinën e tij në shtëpi, ku ishte vetëm nëna e tij. Nën kërcënimin e thikës ata kishin grabitur dhe përdhunuar edhe nënën e tij dhe më pas u larguan me automjetin e viktimës. Për fat ata u gjurmuan dhe ndaluan pak më vonë nga forcat e rendit, pas sinjalizimit të babait të viktimës që i zbuloi ata me anë të sistemit të gjeo-lokalizimit të automjetit. Ngjarja e rëndë shkaktoi zemërim në komunitetin vendas pas disa rastesh dhune ndaj italianëve nga emigrantët e huaj. Kreu i grupit “M...
Flakët dhe tymi mbuluan vendin, çfarë ndodhi gjatë shpërthimit në Lviv
Bota

Flakët dhe tymi mbuluan vendin, çfarë ndodhi gjatë shpërthimit në Lviv

Një objekt industrial në Lviv i përdorur për ruajtjen e karburantit u dogj si rezultat i një sulmi nga dy raketa ruse këtë të shtunë, ku mbetën të plagosur 5 persona. Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi , tha se shpërthimi ishte sulm ushtarak nga rusët. Përmes një postimi në Twitter, Sadoyvi këshilloi banorët që të vazhdojnë të qëndrojnë në strehimore derisa të ndalojë alarmi. CNN shkruan se ekziston mundësia për një tjetër shpërthim në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.       Gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi,  presidenti i SHBA, Joe Biden ndodhej në Varshafë, shumë pranë kufirit me Ukrainën.
Si mund t’i japë fund luftës ish-mësuesja e Vladimir Putin?
Bota

Si mund t’i japë fund luftës ish-mësuesja e Vladimir Putin?

Një person mund të bindë presidentin rus Vladimir Putin që t'i japë fund luftës me Ukrainën. Sipas mediave të huaja, ky person është Vera Dmitrijevna Gurevitch. Ajo është mësuesja e Putinit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë të shkollës. Por, Gurevitch nuk është thjesht një mësuese për Putinin. Ajo ishte një model për të. Kjo për shkak se nëna e Puinit, Maria Ivanovna kishte pësuar trauma të shumta psikologjike në jetë. Dy djemtë e saj, para Vladimirit vdiqën gjatë luftës në Leningrad (Shën Petersburg i sotëm). Vetë Maria pothuajse vdiq nga uria në Shën Petersburg. Asaj i ra të fikët, ndërsa banorët e qytetit e transportuan pranë trupave të kufomave, ku e lanë derisa u shërua. Një foto e Putinit, 5 vjeç i ulur në krahët e nënës së tij tregon gjithçka për anën ...
Zyrtari rus: Do përdorim armë bërthamore vetëm nëse na kërcënohet ekzistenca si shtet
Bota

Zyrtari rus: Do përdorim armë bërthamore vetëm nëse na kërcënohet ekzistenca si shtet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se askush nuk e ka menduar ndonjëherë se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë do të zgjaste vetëm disa ditë. Për çështjen e armëve bërthamore, e cila është ngritur vazhdimisht që nga fillimi i luftës, ai tha se Rusia do t’i përdorte ato vetëm nëse do të kërcënohej ekzistenca e vetë vendit. Peskov përsëriti gjithashtu kërkesat e Putinit, duke thënë se qëllimet kryesore të operacionit janë të heqin qafe potencialin ushtarak të Ukrainës, për të siguruar që Ukraina të jetë një vend neutral. Ai gjithashtu pohoi se Rusia ka sulmuar vetëm objektiva ushtarake, pavarësisht se në raporteve të shumta thuhet se Rusia ka sulmuar edhe civilë.
Si një film horror’, 19-vjeçarja ndan në TikTok arratisjen nga Ukraina
Bota

Si një film horror’, 19-vjeçarja ndan në TikTok arratisjen nga Ukraina

Ndërsa Diana Totok dhe motra e saj arritën përmes gardhit me tela që ndante Rumaninë nga Ukraina për të kapur dorën e babait të saj, asaj i shkoi mendja se mund të mos e shihte më kurrë. Ligjet e reja të Ukrainës gjatë kohës së luftës e ndaluan babanë e tyre, një pastor, të ikte nga vendi me ta. Sidoqoftë, ai u premtoi vajzave të tij adoleshente dhe gruas, Svetlana, se do të takoheshin përsëri së shpejti. “Po qaja dhe kisha një atak paniku… isha shumë e frustruar dhe e frikësuar,” thotë Totok. “Ende në këtë moment nuk jam e sigurt nëse do ta shoh atë [përsëri] apo jo.” Dy javë më parë, shqetësimi më i madh i 19-vjeçares kishte qenë të linte një përshtypje të mirë në praktikën e saj të re. Tani ajo kishte vetëm pak sekonda për t’i thënë lamtumirë babait të saj, vendit të saj dhe çdo pamj...