Bota

Toka nuk gjen qetësi, tërmeti shkund shtetin fqinj me Shqipërinë
Bota

Toka nuk gjen qetësi, tërmeti shkund shtetin fqinj me Shqipërinë

Pas tërmetit në Karapthos ditën e djeshme, një tjetër tërmet ka shkundur Greqinë. Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter ka lëkundur ishullin grek të Kretës, në qytetin e Chania.   Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit u shënua në det, 13 kilometra në perëndim në veriperëndim të Paleochora. Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.
Kërdi në planet”/ Studim i ri: Tërmeti më i madh në histori shkaktoi një cunami 5000 milje të gjerë
Bota

Kërdi në planet”/ Studim i ri: Tërmeti më i madh në histori shkaktoi një cunami 5000 milje të gjerë

Sipas një studimi të ri, tërmeti më i madh në histori ka shkaktuar një cunami 5000 milje të gjerë, duke shkaktuar kërdi në planet 3,800 vjet më parë. Me një magnitudë rreth 9.5 ballë, fatkeqësia natyrore besohet të ketë filluar në Kili verior, duke gjeneruar një këputje të pllakave tektonike saqë u ngrit vija bregdetare. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu prova që sugjerojnë se cunami arriti mbi 5,000 milje në Zelandën e Re, ku gurët, disa me madhësinë e makinave, u futën më në brendësi. Profesori James Goff i Universitetit të Southampton, i cili ishte bashkëautor i studimit, tha për mediat e huaja: Kisha menduar se nuk mund të kishte një ngjarje të tillë në ato përmasa. Por, ne kemi gjetur tani prova që e vërtetojnë këtë gjë....
Mizoritë në Ukrainë/ Dhjetëra vajza dhe gra thonë se janë përdhunuar nga ushtarët rusë
Bota

Mizoritë në Ukrainë/ Dhjetëra vajza dhe gra thonë se janë përdhunuar nga ushtarët rusë

Në një lagje të qetë, rurale 70 km (45 milje) në perëndim të Kievit, folëm me Anën, e cila është 50 vjeçe. I kemi ndryshuar emrin për të mbrojtur identitetin e saj. Anna na tha se më 7 mars kishte qenë në shtëpi me burrin e saj kur hyri një ushtar i huaj. “Në kërcënimin e armës më çoi në një shtëpi aty pranë. Më urdhëroi: Hiqi rrobat ose të qëlloj. Ai vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste nëse nuk bëja siç thoshte ai. Më pas filloi të më përdhunonte”, tha ajo. Anna e përshkroi sulmuesin e saj si një luftëtare të ri, të dobët, çeçen, aleat me Rusinë.     “Përderisa ai po më përdhunonte, hynë edhe katër ushtarë të tjerë. Mendova se kisha mbaruar. Por ata e morën. Nuk e pashë më”, tha ajo. Ajo beson se u shpëtua nga një njësi e veçantë e ushtarëve rusë....
BE paralajmëron krizë të mundshme ushqimore si pasojë e luftës në Ukrainë
Bota

BE paralajmëron krizë të mundshme ushqimore si pasojë e luftës në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po e çon botën në prag të krizës ushqimore. Një ditë pasi Banka Botërore ka thënë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret gati për gjysmë këtë vit, kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell ka thënë më 11 prill se bombardimet e Rusisë dhe bllokimi i porteve, duke pamundësuar transportimin e grurit, është duke krijuar valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale veçse po përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit. Kur “shporta e bukës” është në luftë “Ata po shkaktojnë mungesa. Ata janë duke bombarduar qytetet ukrainase dhe janë duke provokuar uri në botë. Ata janë duke provokuar uri në botën tonë”, u ka Borrell gazetarëve, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Paralajmërimet e Borrell...
Karvani me flamurë rusë e shenja ‘Z’ përshkon kryeqytetin e Irlandës, ambasada e Ukrainës dënon ‘sjelljen’ (video-foto)
Bota

Karvani me flamurë rusë e shenja ‘Z’ përshkon kryeqytetin e Irlandës, ambasada e Ukrainës dënon ‘sjelljen’ (video-foto)

Një karvan me qindra makina që valëvisnin flamurë rusë e të shënuara me simbolin pro-luftë “Z” shihej dje në kryeqytetin e Irlandës Dublin, i cili u dënua nga ambasada ukrainase atje si “mungesë respekti e irlandezëve që mbështesin luftën e Rusisë ndaj Ukrainës”. Protestues pro-rusë kanë dalë nëpër rrugët e Irlandës gjatë fundjavës me një karvan të gjatë në autostradën M50 në Dublin. Disa makina kishin flamurë të tjerë që valëviteshin nga dritaret, ndërsa të tjera ishin shënuar me gërmën ‘Z’. Politikanë, aktivistë e komentatorë Pro-Putin mbanin shenjën ‘Z’ në mbështetje të luftës. Ambasada e Ukrainës në Irlandë dënoi valën e simpatisë pro-ruse duke shkruar në rrjetet sociale Twitter: “Është e neveritshme të shohësh këta rusë që jetojnë në Irlandë të tregojnë mungesë res...
Të vritet Biden dhe masakrën në Bucha e bënë vetë ukrainasit”/ Kush është deputeti ukrainas që trondit me deklaratat e tij
Bota

Të vritet Biden dhe masakrën në Bucha e bënë vetë ukrainasit”/ Kush është deputeti ukrainas që trondit me deklaratat e tij

Ilya Vladimirovich Kyva, është një deputet ukrainas pro-rus i njohur për deklaratat e tij tronditëse, që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e mediave ndërkombëtare.       Vetëm 2 muaj më parë ai u bëri thirrje shërbimeve sekrete të vendit që të ekzekutojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden.   Sipas ligjvënësit të partisë euroskeptike, presidenti Biden është provokatori dhe autori kryesor i lajmeve për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Sipas tij, deklaratat e kreut të shtetit amerikan përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe sigurinë e Ukrainës.     Ndërsa vetëm pak ditë më parë ai deklaroi se shërbimi sekret ukrainas dhe ai britanik janë autorët që fshihen pas masakrës në Bucha. “Erdhën herët në mëngjes, bllokuan të gjithë zon...
Del ekspertiza! Foshnja 6-muajshe ka vdekur nga mbytja, hapet dhe varri i 9-vjeçares/ Zbulohet kush ia dha ketaminën Rouolës
Bota

Del ekspertiza! Foshnja 6-muajshe ka vdekur nga mbytja, hapet dhe varri i 9-vjeçares/ Zbulohet kush ia dha ketaminën Rouolës

Opinioni publik në Greqi ndjek i shokuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e fakteve të reja që fillojnë të hedhin dritë mbi vdekjen tragjike të tre vajzave të familjes nga Patra, prej të cilave vajza më e madhe, Xhorxhina 9 vjeç, ka vdekur nga një dozë e madhe ketamine, për të cilën akuzohet se ja ka dhënë vetë nëna e saj. 33 vjeçarja Roula Pispirigou ,që është çuar në paraburgim, mohon çdo akuzë,ndërkohë që ka filluar hetimi për të zbuluar shkaqet e vdekjes së dy vajzave të tjera dhe sipas specialistëve mjeko-ligjorë ka disa fakte që të çojnë në përfundimin se ato mund të jenë mbytur. Orët e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe ekzaminimi histologjik i Iridës 6 muajshe, rezulton se ajo ka vdekur nga mbytja, pasi evidentohen gjetje patognomonike të asfiksisë, si kongjes...
Vrau të dashurin me thikë, modelja e “Onlyfans” postoi foto nudo pas krimit
Bota

Vrau të dashurin me thikë, modelja e “Onlyfans” postoi foto nudo pas krimit

Courtney Clenney, është një modele e njohur e cila njihet për pozat e saj seksi dhe provokuese. Ajo tashmë ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se vrau me thikë të dashurin e saj. Pas arrestimit, bukuroshja që bënte namin në rrjetet sociale ndodhet në spitalin psikiatrik.       25-vjeçarja besohet se ka qëlluar për vdekje me thikë 27-vjeçarin, Christian Obumseli dhe pa e vrarë mendjen ka vazhduar të postojë foto bombastike në Instagram deri në momentin që ra në prangat e policisë. Modelja e “OnlyFans”, e njohur gjithashtu me emrin Courtney Tailor, ka varë 27-vjeçarin pas një konflikti mes të dyve në apartamentin në Miami, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimi: dailymail.co.uk