Rabini hebre përdhunonte besimtaret femra me pretendimet se kishte ‘fuqi të veçanta pastrimi shpirtëror’ (fotot)
Rabini Moshe Yazdi në një komunitet të vogël në Jerusalem, përdorte udhëheqjen e tij fetare për “shëruar” besimtaret femra duke i përdhunuar.
Prifti dhe bamirësi është akuzuar tashmë me përdhunimin e të paktën shtatë besimtareve me pretendimet se mund t’i “purifikonte ato nga mëkatet e tyre”.
Ai kishte përvetësuar gjithashtu sasi të konsiderueshme parash nga gratë, njoftonte policia vendase.
59 vjeçari Moshe Yazdi, ishte rabini i komunitetit Amudei Hashalom në Jerusalem, ku drejtonte gjithashtu një organizatë bamirësie jo-fitim-prurëse.
Por siç rezulton tashmë, rabini dikur i respektuar ka kryer akte të përçmueshme prej një dekade dhe është arrestuar muajin që shkoi.
Siç shkruan e përditshmja Times of Israel, ai është paditur zyrtarisht kësaj jave për përdhunim, akte ...







