Kosove

EULEX i hyri në shtëpi në 6 të mengjesit, reagon familja e Jakup Krasniqit: Jemi të terrorizuar
Kosove

EULEX i hyri në shtëpi në 6 të mengjesit, reagon familja e Jakup Krasniqit: Jemi të terrorizuar

Nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, zyrtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit.  Familjarët e Krasniqit kanë deklaruar se janë terrorizuar kur në orët e para të mëngjesit zyrtarët e policisë dhe EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre në Velani.  Djali i vëllait të Krasniqit, Arian Krasniqi, ka thënë për kanal10 se Jakup Krasniqi është ndarë në një dhomë të vecantë dhe po merret në pyetje që nga mëngjesi.  "Janë të terrorizuar, në ora gjashtë kur kanë hyrë forcat, është i ndarë në një pjesë tjetër të shtëpisë Baca Jakup, aty po vazhdon intervistimi nuk e dimë çka, bastisja prej orës 06:00. Momentalisht është prindi im dhe një mixhë tjetër në Negroc, sapo të përfundon këtu bastisja vazhdojmë atje. Nu...
“Fjalimi i Shaip Kamberit në Parlamentin e Serbisë, një prej më të mirëve në histori”
Kosove

“Fjalimi i Shaip Kamberit në Parlamentin e Serbisë, një prej më të mirëve në histori”

Së fundi në Kuvendin e Serbisë, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, mbajti një fjalim për retorikën politike për deputetët dhe të gjithë opinionin publik serb dhe europian.  Në një editorial të botuar në portalin sandzacke.rs, fjalimi i shqiptarit konsiderohet si njëri prej fjalimeve më të mira në histori.  Kamberi kërkoi që Serbia të pranojë të kaluarën e saj dhe të hedh sytë nga e ardhmja, duke bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e të pagjeturve nga lufta në Kosovë.   Kamberi foli edhe për të drejtat e munguara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Serbisë dhe po ashtu përmendi edhe të drejtat e minoriteteve tjera pakicë në Serbi, të cilat po ashtu lënë shumë për të dëshiruar për një shtet që dëshiron antarësimin në B...
FOTO/ Pamje të rënda, gruaja shqiptare shtatzënë kafshohet nga qentë e rrugës
Kosove

FOTO/ Pamje të rënda, gruaja shqiptare shtatzënë kafshohet nga qentë e rrugës

  Një grua shtatzënë nga Prishtina është sulmuar mëngjesin e sotëm nga qentë endacakë, pasi po kthehej nga çerdhja e fëmijëve në shtëpi. Ajo ka deklaruar se qentë i kanë shkaktuar plagë në bark dhe në pjesën e këmbëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Oruqi”, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. 29-vjeçarja Besnike Beqiraj, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka deklaruar se është sulmuar nga rreth 10 qen. Ajo ka thënë se është rrëzuar si pasojë e sulmit të qenve dhe nuk ka mundur të ikë. “Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthy prej çerdhes së fëmijëve, drejt shtëpi, është një pjesë ku rrijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qen. Më kanë sulmua tepër, më kanë rrëzuar, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë ...
Ambasadori gjerman në OKB i thotë Dacicit: Keni kryer pastrim etnik ndaj shqiptarëve, pranojeni këtë
Kosove

Ambasadori gjerman në OKB i thotë Dacicit: Keni kryer pastrim etnik ndaj shqiptarëve, pranojeni këtë

  Ambasadori i Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Christoph Heusgene kritikoi ashpër Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së sot kur tha se ‘miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë’ me veprimtarinë e tyre për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës. Heusgen i tha Dacic se i duket se fjalimi i tij “është kopje e intervenimeve të mëhershme”, e me rastin fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po qëllojnë veten në këmbë.” “Jam i befasuar me këtë politikë të përpjekjes së tërheqjes së njohjeve. Miqtë tanë serbë po i qëllojnë vetes në këmbë, pasi nëse duan që t’i bashkëngjiten BE’së, duhet të punojnë në pranimin dhe vetë pranojnë atë” porositi ambasadori gjerman, transmeton Gaze...
Si tentoi shteti serb që ti fsheh krimet në Kosovë ? “S’ka kufoma, s’ka krim” thoshte Obrad Stevanoviq
Kosove

Si tentoi shteti serb që ti fsheh krimet në Kosovë ? “S’ka kufoma, s’ka krim” thoshte Obrad Stevanoviq

Nëse nuk ka kufoma, nuk ka as krim.  Ky është dorëshkrimi i Obrad Stevanoviq, ish – zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Serbisë në vitin 1999.  E këtë moto, Stevanoviq e kishte shkruar në ditarin e tij, gjatë një takimi me kabinetin e ish – presidentit famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.  Për synim kishin, fshehjen e të gjitha krimeve që shteti serb, i bëri në luftën e fundit në Kosovë. Por, ishte fillimi i prillit të vitit 99, kur një peshkatar në fshatin serb Tekijas, pa se mbi sipërfaqen e lumit Danub, kishte dalë një kamion – frigorifer.  Fillimisht u mendua se ishte një aksident.  Por, më vonë u zbulua, siç shihet edhe në këto fotografi, se brenda këtij kamioni, ndodheshin trupat e mbi 80 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë, e që ishin transportuar në shtetin serb. ...
Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?
Kosove

Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

Republika e Kosovës vazhdon të mos ketë qasje në 99 pronat e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Republikën e Serbisë. Përveç identifikimit të tyre dhe vendndodhjes së aseteve, Prishtina zyrtare nuk ka informacione nëse këto prona shfrytëzohen apo cila është gjendja e tyre, thonë zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.  Në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), thuhet se “autoriteti administrative i Agjencisë vlen për të gjitha pronat e ndërmarrjeve, përfshirë edhe pronat jashtë Kosovës”. Çështja e pronave duhet të negociohet në Bruksel Në pronat që gjenden në territorin e Serbisë, AKP-ja nuk kanë fare qasje, siç thonë në përgjigje, kjo duke pasur parasysh raportet e përgjithshme me Serbinë. Zgjidhja e këtij problemi duhet të kërkohet në bisedimet mes Kosovës dhe S...
Vdes një person në Malishevë nga ethet hemorragjike
Kosove

Vdes një person në Malishevë nga ethet hemorragjike

Në Komunë e Malishevës në Kosovë, një person ka vdekur si pasojë e sëmundjes së etheve hemorragjike. Përmes një njoftimi, autoritetet lokale të kësaj komune, thanë se kjo është viktima e parë nga kjo sëmundje në gjashtë vjetët e fundit. “Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës. Më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo. “Deri më 5 korrik në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta dhe një rast ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njof...
Për herë të parë 4 shqiptarë në parlamentin serb, Vuçiç merr 63% të votave
Kosove

Për herë të parë 4 shqiptarë në parlamentin serb, Vuçiç merr 63% të votave

Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare. Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë. Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë, raportojnë mediat. Partia e Aleksandar Vuciç, SNS ka fituar 63.4% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse. SPS e Ivica Daçiç merr 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiç 11 mandate, etj. Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Sipas OSBE’së, që ka monitoruar këto zgjedhje, mbi 55 mi...