Komandanti i UÇK-së i përgjgjet Vuçiqit që përmendi luftën: Jemi këtu dhe të presim
Ish-komandanti i Betejës së Koshares, Xhafer Gashi sot në Frontal të T7 i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit Aleksander Vuçiq se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Gashi që aktualisht drejton komunën e Obiliqit tha se kosovarët do të qëndrojnë këtu dhe do ta presin Vuçiqin. “Ne jemi këtu dhe do ti presim siç i kemi pritur edhe atëherë. Uroj që të mos vjen ai moment sepse lufta nuk sjell të mira, por ne jemi këtu dhe nuk e kemi ndërmend të largohem”, tha Gashi.
Protagonisti i njërës prej betejave më të lavdishme të UÇK’së, asaj të Koshares tha poashtu se ushtarët e vrarë serbë në këtë betejë janë varrosur dhe të njëjtit pas përfundimit të luftës iu janë dorëzuar autoriteteve për...








