Të plagosur në veri të Kosovës; plas dhuna/ Serbët barrikada nëpër rrugë
Gjashtë efektivë të policisë së Kosovës kanë plagosur, dhjetë banorë të Mitrovicës së Veriut kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa tetë persona janë arrestuar dhe shoqëruar në komisariate: ky është bilanci i reagimeve të ashpra ndaj aksionit kundër kontrabandës të ndërmarrë nga Policia dhe Dogana e Kosovës në disa rajone të vendit, përfshirë veriun, por që në Mitrovicën e Veriut dhe Zvecan, u prit me zemëratë e me dhunë.
REL mësoi se 10 serbë kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor; më pas tetë prej tyre janë nxjerrë nga spitali ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar atje e po mbahen nën vëzhgimin e mjekëve. Të lënduarit kanë pasur probleme kryësisht nga plumbat e gomës e gazi lotsjellës.
Serbët lokalë reaguan shpejt ndaj aksionit policor, e marshuan drejt forcave të policisë duke i ...








