Te Fundit

Të dashur miq e të njohur kemi nevojë për ndihmën tuaj!  Përshëndetje ! Unë quhem Olsa Tushaj dhe jam vajza e Brikelës .
Te Fundit

Të dashur miq e të njohur kemi nevojë për ndihmën tuaj! Përshëndetje ! Unë quhem Olsa Tushaj dhe jam vajza e Brikelës .

Të dashur miq e të njohur kemi nevojë për ndihmën tuaj! Përshëndetje ! Unë quhem Olsa Tushaj dhe jam vajza e Brikelës . Gati tre muaj më parë të gjithë ju që e morët vesh u tronditët si ne, e na mbështetët me ndihmën e praninë tuaj,por tashmë kërkohet të hedhim një hap më të vështirë së bashku sipas mundësive të gjithkujt.🙏     Brikela Tushaj(Qilimi) 46 vjec bashkëshorte e Nazmi Tushaj , ime më, dhe e Elio Tushaj është në gjendje kritike për jetën. Ajo u diagnostikua me Leuçemi Akute Mieloide në Shqipëri dy muaj më parë në spitalin "Nënë Tereza", ku dhe bëri dy fazat e para të kimios që ishin shumë të vështira. Por sëmundja po avancon me shpejtësi dhe zgjidhja e vetme është kurimi në Itali në dy fazat e tjera të kimios dhe kryerjen e transplantit.     &n...
Ngjarja ‘horror’ në Kombinat/ Prokuroria zbulon pse ndodhën dy vetëflijimet në familjen Josifi
Te Fundit

Ngjarja ‘horror’ në Kombinat/ Prokuroria zbulon pse ndodhën dy vetëflijimet në familjen Josifi

Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin verën e kaluar, ku dy pjesëtare të familjes Josifi u gjetën të vetëflijuara, Prokuroria e Tiranës ka arritur në një rezultat përfundimtar. Anisa dhe Zhaneta Josifi u gjetën të vetëflijuara në banesën e tyre në Kombinat, ndërsa Blerta Josifi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike. Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vdekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonje veprim kriminal apo të jenë shtyrë nga dikush. Në keto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetvrasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi. Ky konkluzion nga Prokuroria e Tiranës erdhi pas një hetimi të gjatë ku u morën në pyetje shum...
Teuta, kampione e Superligës
Te Fundit

Teuta, kampione e Superligës

Teuta shpallet kampione e Shqipërisë pas 17 vitesh. Durrsakët e Edi Martinit e mbyllën me një fitore të thellë ndaj Apolonisë së rënë nga kategoria. 5 gola shënuan në ndeshjen e fundit të sezonit, 3 prej të cilëve Dejvi Bregu një Lorenco Vila dhe një Arapi.     Skuadrat e tjera pretendente, Partizani dhe Vllaznia luftuan deri në fund me shpresën e ndonjë mrekullie por djemtë e detit e kishin përgatitur mirë ndeshjen dhe nuk u ndalën derisa krijuan distancë edhe me gola në 90 minutëshin final.       Festë në stadiumin “Niko Dovana” pas një sezoni mjaft të mirë. Teuta ishte ndoshta ekipi që tregoi më shumë stabilitet në të 4 fazat e kampionatit. Ishte skuadra që barazoi më shumë ndeshje, shënoi më pak gola në krahasim me skuadrat e tjera pretendente, por p...
Polici dhunon çiftin e të moshuarve
Te Fundit

Polici dhunon çiftin e të moshuarve

Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjeç nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati. Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça tregojnë për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit. “Para derës së madhe patëm shtruar një çimento atje dhe një ditë më thotë gruaja që ka ardhur filani duke bërtitur se pse e keni bërë këtë çimento këtu. I thashë që do merrem vesh me të. Duke fjetur gjumë në drekë më thotë gruaja që ka ardhur. Dal unë i them si është puna. Thotë ke bllokuar këtë vijë. Por i thashë që vijën ja ku e ke, por nëse e ke bllokuar, vijën unë e hap. Ti tha ke mashtruar komshiun ke shtruar rrugën. Nëse të kam prishur punë k...
Top Story/ Trazirat e 97-ës/ Berisha urdhëroi bombardimin e jugut me avionë ushtarak
Te Fundit

Top Story/ Trazirat e 97-ës/ Berisha urdhëroi bombardimin e jugut me avionë ushtarak

Konfirmimi i Berishës president provokoi agravimin e tensioneve. Kishte nisur grabitja masive e armëve nëpër depo. Rrugët ishin në pushtetin e bandave. Kreu i SHIK Bashkim Gazidede, ngarkohet si drejtues i operacionit për rikthimin e rendit. Në fakt, urrejtja që kishte ngjallur SHIK-u dhe drejtuesi i saj në popull ndikoi për të kundërtën duke degraduar në dhunë dhe përplasje me armë. Vendi ishte në flakë nga Jugu në Veri. Në komisariate policët nisën dezertimin në masë. Përditë raportohej për djegie institucionesh. Drama ishte e gjithanshme. Vetë Berisha do të deklaronte vite më vonë se ishte pikërisht ai që lejoi hapjen e depove me pretendimin se këtë e bëri që populli të vetëmbrohej. Në fakt, e kundërta ndodhi. Bilanci ishte rreth 3.800 viktima dhe 5 mijë të plagosur n...
Përdhunimi i 15-vjeçares, shokon xhaxhai: Lista po zgjerohet, janë 8
Te Fundit

Përdhunimi i 15-vjeçares, shokon xhaxhai: Lista po zgjerohet, janë 8

Ngjarja e rëndë në Mirditë, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa persona, duket se po merr përmasa edhe më të rënda. Xhaxhai i vajzës ka thënë sot në një dëshmi për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se ka dyshime që rrethi i personave që kanë abuzuar me të miturën të ketë qenë edhe më i madh. Sipas tij, dyshohet se abuzuesit janë 8 dhe jo 5 nga sa u pretendua më herët. Mes të tjerash ai i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen si dhe të çojë autorët para drejtësisë. Ai i bëri thirrje edhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim. “Ka edhe persona të tjerë të implikuar. Sot pasi pamë dhe një protestë madhështore, në përkrahje të kësaj minorene, në luftë kundër këtyre pedofilëve. Lista e pedofilëve është me e gjerë. Numri nga 5, në bazë të të dhënave, shkon në 8. A...
Vdekja e 23-vjeçares në Tiranë,policia:Në trup kishte shkrime me lapostil
Te Fundit

Vdekja e 23-vjeçares në Tiranë,policia:Në trup kishte shkrime me lapostil

Mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali në rrugën ‘Teodor Muzaka’ një 23-vjeçare u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me qira, pasi kishte ardhur në kryeqytet për të studiuar.       Sipas informacioneve është bërë e ditur se viktima ishte Evgjeni Baxho, teksa si fillim u mendua se kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të tjera, te cilat tjetërsojnë të gjithë rrjedhën e ngjarjes.     Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha e TCH, thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkrime. “Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e ku...
Skualifikimi i 5 kandidatëve nga gara për kreun e PD/ Harxhi: Akt i rëndë për një parti të djathtë
Te Fundit

Skualifikimi i 5 kandidatëve nga gara për kreun e PD/ Harxhi: Akt i rëndë për një parti të djathtë

Kandidatja për kreun e PD-së, Edit Harxhi e ka konsideruar një akt të rëndë skualifikimin nga gara të 5 kandidatëve, që shpallën kandidaturat për zgjedhjet e 13 qershorit. Harxhi veçon Ibsen Elezin, duke u shprehur se “përjashtimi i tij është i pajustifikueshëm”. Sot, Kryesia votoi unanimisht që gara për kryetar partie të këtë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj. Kandidatët që humbin të drejtën për të garuar janë Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.       Deklarata e plotë e Harxhit Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe n...