Te Fundit

VIDEO/ 16-vjeçari me armë në shkollë, nisin hetimet. Policia shpall në kërkim të atin
Te Fundit

VIDEO/ 16-vjeçari me armë në shkollë, nisin hetimet. Policia shpall në kërkim të atin

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 16-vjeçar, i cili dyshohet se  mbante armë të ftohta në shkollë, gjatë kohës që frekuentonte mësimin, dhe se shtyhej nga babai i tij për të përdorur armë zjarri. Policia po punon për kapjen e babait të të miturit, shtetasin O. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë.   Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa./albeu.com...
Detaje të frikshme po dalin nga krimi në Shënavlash
Te Fundit

Detaje të frikshme po dalin nga krimi në Shënavlash

Detaje të frikshme po dalin nga krimi në Shënavlash, ku 3 fëmijët në bashkëpunim vranë dhe groposën babin e tyre, 49-vjeçarin Pëllumb Metën. Pas një analize mjekoligjore të kryer për 19-vjeçaren Hygerta Meta, ka rezultuar se e reja nuk ka shenja të abuzimit seksual, sikurse u tha më herët. Disa portale lanë të kuptohet se ajo e ka vrarë pasi ai ka tentuar.. por akoma nuk fakte ligjore për këtë që qarkulloi, duke e bërë të besueshme arësyen e vertetë të vrasjes. 19-vjeçarja tha sot para trupës gjykuese, se ishte ajo që kishte qëlluar me armë zjarri të atin, duke e lënë të vdekur, ndërsa sipas saj është ndihmuar nga vëllai, dhe më pas në dijeni kanë qenë edhe vëllai i vogël dhe nëna e tyre.   Shoqet e Hygerta Metës, e cila pranon vrasjen e babait, shprehen se ...
U konfliktua dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 20-vjeçari në Dibër
Te Fundit

U konfliktua dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Një 20-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak i dhunës fizike ishte për motive të dobëta.   “U konfliktua dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij,  ndërhyrja në kohë e Policisë  parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arrestoi në flagrancë 20-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar  menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.   Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër. Ky...
Grupi i tutorëve që shfrytëzonin të miturat për prostitucion, publikohen detaje për shqiptaren Lorela dhe “miqtë” e saj
Te Fundit

Grupi i tutorëve që shfrytëzonin të miturat për prostitucion, publikohen detaje për shqiptaren Lorela dhe “miqtë” e saj

Policia greke ka publikuar fotot dhe detajet e grupit të tutorëve të cilët shfrytëzonin vajzat e mitura për prostitucion. Grupi, mes të cilëve është edhe shqiptarja Lorela, u çmontua nga policia në janar 2023. Lorela Kapa, e lindur në 1993 në Shqipëri   Ndaj shqiptares u ngrit procedim penal përprostitucion të kryer ndaj një personi nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç, me premtimin për të ofruar para. Stefano nestora, i lindur në 1990 në Marousi Ai akuzohet për prostitucion ndaj një të mituri duke përdorur mjete elektronike të komunikimit, me premtimin për t’i ofruar para, për pornografi (prodhim, shpërndarje dhe posedim) duke përdorur të mitur, të kryera nëpërmjet sistemeve të informacionit, në mënyrë të vazhdueshme.   Petro Dorgiaki, i lindu...
Do vras veten”/ Vajza bullizohet në shkollë, djali bullizues s’pranon largimin nga klasa: Do pi fostoksinë! Drejtoresha: Kërcënoni djalin…
Te Fundit

Do vras veten”/ Vajza bullizohet në shkollë, djali bullizues s’pranon largimin nga klasa: Do pi fostoksinë! Drejtoresha: Kërcënoni djalin…

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, e cila sipas të ëmës prej 2 vitesh bullizohet nga shoku i klasës në mënyrë të vazhdueshme. Situatë e cila së fundmi ka shkuar në sharje në orën e mësimit, çka e ka prekur akoma më shumë vajzën.     E ëma e të miturës ka treguar për gazetarët se është ankuar disa herë tek mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë. Madje sipas saj është mbledhur këshilli i disiplinës i cili ka vendosur që djali të ndërrojë klasë deri në qetësimin e situatës, por kjo gjë nuk është zbatuar, pasi djali ditën pas këtij vendimi ka rishkuar në klasën e tij. “Dua të më qetësohet vajza, ajo nuk do të shkojë në shkollë, ka rënë fare nga mësimet, ...
Kam qenë në gjendje të rënduar sa nuk kam guxuar t’i zbuloj as identitetin”/ Akuzohet se pagoi për të vrarë Liridona Ademajn, zbardhet dëshmia e Naim Murselit: Çfarë më tha autori i vrasjes
Te Fundit

Kam qenë në gjendje të rënduar sa nuk kam guxuar t’i zbuloj as identitetin”/ Akuzohet se pagoi për të vrarë Liridona Ademajn, zbardhet dëshmia e Naim Murselit: Çfarë më tha autori i vrasjes

Mediat në Kosovë kanë publikuar dëshminë e Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, më 29 nëntor të vitit të kaluar. Dëshmia sipas këtij mediumi, është dhënë më 1 dhjetor para hetuesve policorë. Murseli raportohet se në deklaratën e tij ka thënë që në ditën kritike është shoqëruar me Granit Plavën, autorin e vrasjes që ai dyshohet ta ketë porositur. Të njëjtit, ai e ka pranuar se ia ka dhënë paratë për blerjen e armës me të cilën u krye vrasja.   “Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për pune personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punon...
Viktima i dashuruar me vajzën e autorit/ Detaje tronditëse nga vrasja në Burrel, përse ndodhi plagosja në vitin 2013
Te Fundit

Viktima i dashuruar me vajzën e autorit/ Detaje tronditëse nga vrasja në Burrel, përse ndodhi plagosja në vitin 2013

Autori i vrasjes së 52-vjeçarit këtë të diel në fshatin Vig në Burrel është Islam Meta. Në vitin 2013, viktima, Petrit Kuka i plagosi vajzën. Kuka ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan me dikë tjetër.   Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua dhe prej asaj ngjajrjeje marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.