Familja merr trupin e Alma Arrazit nga morgu/ A kishte shenja dhune? -Çkemi News
Familjarët e Alma Arrazit kanë marrë trupin e pajetë të 39-vjeçares e cila do të varroset në qytetin e Durrësit ku jetojnë të afërmit e saj.
Familja e nënës e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj nuk është lejuar të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.
Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.
Të afërmit e 39-vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë, ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së sotme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivolë dhe duke folur me respekt për të.
Ceremonia mortore për...








