Albania

28-vjeçari pësoi kolaps në fushë dhe ndërroi jetë, reagon Federata Shqiptare e Futbollit: Tronditëse, i qëndrojmë pranë familjarëve-Çkemi News
Albania

28-vjeçari pësoi kolaps në fushë dhe ndërroi jetë, reagon Federata Shqiptare e Futbollit: Tronditëse, i qëndrojmë pranë familjarëve-Çkemi News

  Një ngjarje e rëndë tronditi futbollin shqiptar mbrëmjen e së mërkurës, kur Bledar Hajdari, futbollisti i FC Dajtit në Sunday League pësoi një atak kardiak dhe u nda nga jeta. Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe vetë Federata Shqiptare e Futbollit, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe njerëzve të afërt të Hajdarit. “Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit . Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës. ...
“Altin Dumani, burrë i ndershëm me integritet”/ Rama për kryeprokurorin e SPAK: S’i kanë lënë rob shpie pa i thënë, ka solidaritetin tim-Çkemi News
Albania

“Altin Dumani, burrë i ndershëm me integritet”/ Rama për kryeprokurorin e SPAK: S’i kanë lënë rob shpie pa i thënë, ka solidaritetin tim-Çkemi News

  Nga rubrika ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama riktheksoi se SPAK dhe prokurorët kanë mbështetjen e tij. Rama tha se ishte Partia Socialiste që ‘ia dha shpatën’ Altin Dumanit që të thirreshin para prokurorisë njerëz me pushtet si kurrë më parë. “Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës. Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu. Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën ...
Cili ka qenë momenti më i vështirë për Gjestin brenda shtëpisë së “Big Brother”? “Nuk mund të shihja dhe nuk mund të flisje–Çkemi News
Albania

Cili ka qenë momenti më i vështirë për Gjestin brenda shtëpisë së “Big Brother”? “Nuk mund të shihja dhe nuk mund të flisje–Çkemi News

  “Big Brother Radio” erdhi në valët e radios më të dëgjuar Top Albania Radio, për herë të fundit për këtë edicion. Ku katër finalistët u gjendën para dy moderatoreve shumë të talentuara Elona Duro dhe Jonida Aliçkollit. Në pjesën e fundit të emisionit, biseda u zhvillua mes Elonës dhe Gjesti, ku banori shprehu ndjenjat e tij për Eglin, një mori mendimesh dhe emocionesh të kaluara brenda në shtëpi. Si dhe nuk ka lënë pa përmendur momentin e tij më të vështirë: Më e rënda është prej izolimit, prej ditëve brenda dhe ngarkesës së madhe dhe ngjarjes me Eglin që ka ndodh, nuk kam qenë i lumtur, se unë kam pas gisht aty. Pas daljes së Eglit kam qenë i ngarkuar, e humba shikimin, nuk mund të shihja dhe ...
Top Channel reagon pas incidentit të ndodhur gjatë transmetimit live të Big Brother Albania-Çkemi News
Albania

Top Channel reagon pas incidentit të ndodhur gjatë transmetimit live të Big Brother Albania-Çkemi News

  Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin Big Brother Albania, ndodhi një akt i papranueshëm dhune, ku një prej konkurrentëve të eliminuar sulmoi fizikisht një tjetër pjesëmarrës në momentin e daljes nga shtëpia. Ky veprim u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar. Top Channel dënon me vendosmëri çdo formë dhune dhe rithekson angazhimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt. Big Brother Albania është një format argëtues që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionin – por kurrë dhunën. Ky incident është në kundërshtim të plotë me frymën e programit dhe me parimet themelore mbi të cilat funksionon platfo...
EMRAT/ Skandal në Greqi, vajza falsifikoi mesazhet dhe “detyroi” të atin t’i vriste dajën, Erjon Pelivani viktimë e pafajshme. Detajet e gjyqit-Çkemi News
Albania

EMRAT/ Skandal në Greqi, vajza falsifikoi mesazhet dhe “detyroi” të atin t’i vriste dajën, Erjon Pelivani viktimë e pafajshme. Detajet e gjyqit-Çkemi News

  Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë 33-vjeçare u dha dje në Gjykatën me Juri të Përzier të Larisës nga pranimi i 19-vjeçares se ajo falsifikoi mesazhe me tekst për të bindur të atin, një të pandehur 51-vjeçar, në një çështje ligjore të paprecedentë. Shtetasi 50-vjeçar shqiptar, Fatmir Tarellari nga Policani, akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore, për armëmbajtje pa leje dhe për përdorim arme, pasi më 9 janar 2024, me pushkën e tij të gjuetisë, pak jashtë Volosit, pranë një fabrike çimentoje, i ngriti një kurth vdekjeprurës kunatit të tij 33-vjeçar Erjon Pelivani, të cilin e qëlloi duke e plagosur për vdekje. 51-vjeçari u bind nga vajza e tij se kunati i tij 33-vjeç...
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…-Çkemi News
Albania

Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…-Çkemi News

  E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë Ilnisa Agolli. Ajo ka dhënë mendimin e saj dhe ka treguar më shumë për rrugëtimin e mikut të saj, Laert Vasili, i cili ‘Prime’-in e së martës u shpall finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP. E shikon Ilnisa si fitues Laertin? “Nuk mund të flas përpara kohe apo të hipotetizoj të gjithë këtë ndjenjën që kam për ta dashur si fitues. Mendoj që ai e meriton të jetë një fitues, për shkak të durimit që ka pasur gjatë gjithë këtyre ditëve për shkak edhe të mënyrës se si ka shprehur gjithçka në formën e tij. Jam për Laertin dhe e dija që ky djalë do ta shfaqte më të mirën e tij me shumë dinjitet”. Si i she...
Fermerët në Maliq paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve: Kemi dëme nga temperaturat e ulëta, qeveria të na plotësojë kërkesat-Çkemi News
Albania

Fermerët në Maliq paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve: Kemi dëme nga temperaturat e ulëta, qeveria të na plotësojë kërkesat-Çkemi News

  Fermerët e fshatit Burimas në protestë për dëmet e shkaktuara nga ngricat dhe temperaturat e ulëta të cilat përfshinë juglindjen. Sipas fermerëve, dëmi i shkaktuar arrin deri në 90% të prodhimeve, kryesisht të mollës, qershisë dhe kumbullës, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule. Në fshatin Burimas, ka rreth 100 fermerë që sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet bujqësisë, ndërsa këta të fundit i bëjnë apel qeverisë të ofrojë mundësinë e sigurimit të prodhimit bujqësor nëpërmjet kompanive private apo shtetërore. Ndër të tjera, fermerët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve nëse nga ana e institucioneve përkatëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre brenda 11 Majit....
Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa-Çkemi News
Albania

Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa-Çkemi News

  Personat që shikoni në këtë video të bërë virale, janë pronari i luanit dhe miku i tij që kujdeset për ta ushqyer. Kafsha e rrezikshme që mbahet si mace shtëpie ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit. Banorët e fshatit e dinë mirë historinë e fqinjit të tyre që mban si kafshë shtëpie një luan. Kjo është banesa por sot atje nuk duket luani që duket se është larguar pas bërjes virale të videos e cila ka rënë edhe në dorën e policisë. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kjo kafshë e cila nuk duhet të mbahet në banesë, policia e fierit ka ngritur një grup i posaçëm pune për të trajtuar rastin, për shkak të natyrës së veçantë që ai paraqet. Policia po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të mar...