Albania

Hapet sezoni turistik Izrael-Shqipëri/ Sot bëhet fluturimi i parë nga Tel Avivi drejt Rinasit
Albania

Hapet sezoni turistik Izrael-Shqipëri/ Sot bëhet fluturimi i parë nga Tel Avivi drejt Rinasit

Kompania Ajrore e Izraelit ka bërë të ditur se do të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Tel Aviv në Tiranë. Fluturimi i parë do të bëhet sot në orën 17:30 dhe do të hapë sezonin turistik mes dy vendeve. Këtë bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në Izrael duke shkruajtur:     “Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion jashtë Tel Aviv, në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza pranë kryeqytetit Tiranë do të zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të kryejnë tre herë në javë nga 13 maj deri në tetor, duke hapur kështu sezonin turistik midis vendeve tona. Duke uruar për të gjithë pasagjerët një udhëtim të sigurt në Tiranë!”
Atë ditë shkoi në gjyq të tërhiqte padinë”/ Rrëfimi ekskluziv i mikes së Liljana Buzos që u masakrua para gjykatës nga burri: Ia kishte frikën por nuk ia merrte mendja se e do bënte diçka të tillë
Albania

Atë ditë shkoi në gjyq të tërhiqte padinë”/ Rrëfimi ekskluziv i mikes së Liljana Buzos që u masakrua para gjykatës nga burri: Ia kishte frikën por nuk ia merrte mendja se e do bënte diçka të tillë

Liljana Buzo u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, para gjykatës së Elbasanit, në 6 maj. Sot për “Shqipëria live” foli një nga miket e Liljanës, që thotë se pas 30 vitesh që kishte humbur kontaktet, kishte arritur ta gjente në rrjetin social “Facebook”, vetëm pak ditë para tragjedisë. “Nuk kisha kontakt me të. Më thanë që e ka lënë profesionin në infermiere mami, pasi u martua, se nuk e linte i shoqi. Të hënën e kaluar më merr në telefon, tha jam një shoqja jote e vjetër. Më tregoi se ka ikur nga shtëpia, kishte 6 muaj që jetonte te vëllai. Nuk donte të fliste. Më tha: Lili, ai më ka rrahur jashtë mase 6 muaj më para, tentova të ikja dhe më kapi. Erdhi dhe nuk më gjeti me çunat, më ka rrahur shumë. Djali i madh më solli te vëllai”.        ...
Historia prekëse e Ervisës 10-vjeçare: “Nuk mund të jetoj me këtë vuajtje në zemër”
Albania

Historia prekëse e Ervisës 10-vjeçare: “Nuk mund të jetoj me këtë vuajtje në zemër”

Më mungon jeta ime. Nuk mund të jetoj dot me këtë vuajtje në zemër. Edhe zemra po e humbet fuqinë e saj për të përballuar këtë vuajtje”. Kështu nis letra që Ervisa Ruda, 10 vjeçe, i ka lënë nënës dhe tezes së saj me frikën që një ditë papritur do të iki nga kjo botë.         Ervisa është diagnostikuar me sëmundje të rëndë të zemrës menjëherë pas lindjes, ndërsa sipas mjekëve kardiologë, ndërhyrja kirurgjikale është e pamundur dhe i vetmi shpëtim për 10 vjeçaren është transplanti. Për nënën e saj, këto 10 vite kanë qenë të mbushura me frikë, ankth dhe shumë pak shpresë. Ndërkohë babai i ka braktisur që në momentin e lindjes së fëmijës së sëmurë.       “Ai nuk do ta dijë farë, prandaj u ndava. Nuk na ndihmon farë”, shprehet Miranda Çili, nëna...
Faik Konica: Si i trajtonin grekët, çamët…
Albania

Faik Konica: Si i trajtonin grekët, çamët…

Të vërtetat e Çamërisë dhe persekucionin që i bënin grekët çamëve, nuk kishte si t’i shpëtonin personalitetit të madh shqiptar , Faik Konicës. Intuita e madhe e këtij patrioti e nuhati që në gjenezë konfliktin mes çamëve dhe grekëve dhe nuk gaboi. Pikërisht vitet e mëpasme do të vërtetonin nuhatjen e tij gjeniale që kjo pjesë e popullsisë shqiptare do përjetonte gjenocidin më të madh e më të pashembullt të historisë. Në momentin e shpërthimit të luftës italo-greke, Faik Konica do të shkruante në gazetën “New York Times” një artikull mbi të vërtetat e kësaj historie hegjemonie, ndër më të pashembulltat. Duke qenë se ai e njihte mirë historinë e kësaj krahine sepse kishte lindur në Konicë, dëshmitë e tij janë me të vërtet me vlerë dhe të bazuara mbi fakte historike. Ja ç’shkruan ai… Prej d...
Alexander Thomson (1820-1899), the Scottish Protestant missionary known for his love for the Albanian people
Albania, Micky Haxhiislami

Alexander Thomson (1820-1899), the Scottish Protestant missionary known for his love for the Albanian people

Alexander Thomson (1820-1899), the Scottish Protestant missionary known for his love for the Albanian people. This detail is highlighted in personal correspondence. Thomson died on January 15, 1899 and was buried in Istanbul. Under his direction the office of the British Bible Society & Foreign Countries for the Ottoman Empire more than one million copies of the Holy Scriptures were circulated in more than twenty languages ​​used in that Empire. But according to his family, the Albanian language occupied the most special place for him, as evidenced by the stone of his grave, in the Protestant cemetery in the "Feriköy" neighborhood of Istanbul. Over the years, Thomson worked intensively with Konstandin Kristoforidhi, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi and Albanian booksellers. In studie...
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Albania, Micky Haxhiislami

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

6 maj 1405, për nder të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, po e postoj këtë portret të rrallë të tij, të sjellur nga historiani dhe dijetari i mirënjohur shqiptar nga Peja, miku ynë shumë i nderuar, Profesor Dr. Jahja Drancolli, që shkruan: "Portret i rrallë i Gjergj Kastriotit Skënderbeut nga viti 1828. Portreti në fjalë pothuajse krejtësisht i panjohur për historiografinë tonë, është një riprodhim i zbuluar në biografinë e parë të shkruar në sllavishten e vjetër, e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar. Tërheqë vëmendjen titulli mbret dhe origjina arbërore e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, origjinë kjo që nuk eshte kontestuar asnjëherë nga qarqet intelektuale serbe të asaj kohe. Në këtë kontest duhet vënë re se përpkjekjet e sërbizimit të heroit tonë, ni...
Skandaloze : 712 milionë euro dëm ekonomik për 2020
Albania

Skandaloze : 712 milionë euro dëm ekonomik për 2020

Gjatë vitit 2020, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer 91 auditime në institucione qendrore, ministri dhe agjenci duke konstatuar dëm ekonomik që mbërrin në 17.7 milionë euro. Të dhënat e raportit vjetor të institucionit janë diskutuar në Komisionin e Ekonomisë, së bashku me performancën e KLSH-së.       “Veprimtaria është fokuar në fushat ku KLSH ka vlerësuar nivel të lartë risku. KLSH evidentoi dhe raportoi dëm ekonomik në të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit 2.2 mld lekë, pa rregullsi apo paligjshmëri 85.9 mld lekë, dëm ekonomik në të ardhurat 1.7 mld lekë ndërsa është evidentuar. Dëmi ekonomik në shpenzime 475.6 mln lekë në investime, shpërblime dhe paga”, tha Anastas Angjeli, kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Ndërkohë, në raportimi e veprimtarisë vjetor...