Sërish rritje rastesh me COVID/ 34 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Sërish ka pasur një rritje të rasteve me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në 232.
Nga 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfr...








