Albania

U qëllua në krye të detyrës, ky është oficeri i Krimeve që humbi jetën në Lezhë (FOTO)
Albania

U qëllua në krye të detyrës, ky është oficeri i Krimeve që humbi jetën në Lezhë (FOTO)

Oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës Saimir Hoxha ishte sot në terren si çdo ditë për të kryer punën e tij. Por për fat të keq, ai nuk arriti dot më të kthehej nga detyra. 44-vjeçari mbeti i vrarë teksa ishte së bashku me efektivë të tjerë në terren për të kryer kontrolle për zbulimin e lëndëve narkotike. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur dhe kishte një karrierë relativisht të gjatë në Policinë e Shtetit.  
Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Albania

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative 5 dollarë në ditë. Statistikat e institucionit ndërkombëtar tregojnë se më shumë se 1/10 e të punësuarve në vendin tonë paguhen nga 3-5 dollarë në ditë. Pesha e të punësuarve me pagë nën kufirin e varfërisë erdhi në ulje gjatë vitit 2020, por jo si pasojë e rritjes së mirëqenies, por për shkak se, kriza pandemike goditi dhe la të papunë të punësuarit me pagë të ulët. Sipas përllogaritjeve të ILO-s, 12% e të punësuarve në vendin tonë marrin një pagë mujore maksimumi 150 euro (18,000 lekë). Shqipëria konsiderohet nga një info...
A jeni në gjendje të Iuftoni për vendin tuaj nëse do ishte nevoja?
Albania

A jeni në gjendje të Iuftoni për vendin tuaj nëse do ishte nevoja?

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar raportimet se Forcat e Sigurisë të Kosovës po bëjnë përgatitje ushtarake që të futen në Veriun e Kosovës.Një gjë të tillë e ka bërë vetë ministria nëpërmjet një njoftimit, duke sqaruar se FSK merr vendim në përputhshmëri me Kushtetutën dhe koordinim me KFOR-in.A jeni ne gjendje te luftoni per vendin tuaj nese do ishte nevoja? “Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb”, thuhet në njoftim.gazetaplisi
Florian Marku kampion bote në IBF, triumfon me pikë ndaj ukrainasit Prodan
Albania

Florian Marku kampion bote në IBF, triumfon me pikë ndaj ukrainasit Prodan

Florian Marku shpallet kampion bote. Boksieri shqiptar ka triumfuar me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh dhe ka mbajtur fjalën, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF. Të dy boksierët u përplasën ashpër dy ditë më parë në momentin e peshimit dhe të ceremonisë së fotos zyrtare, por vetëm ndërhyrja e “body-guard”-ëve shmangu nisjen e ndeshjes para kohe.         Megjithatë në ring Florian Marku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit dhe ia doli të fitojë titullin kampion bote, e njëkohësisht të konfirmohet si i pamposhtur në boksin profesionist, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar një tjetër./supersport
Ne jemi gati për luftë” Avokati i njohur parashikon lëvizjen që do bëjë Fatmir Mediu pas rihapjes së dosjes
Albania

Ne jemi gati për luftë” Avokati i njohur parashikon lëvizjen që do bëjë Fatmir Mediu pas rihapjes së dosjes

Rihapja e çështjes për ish-ministrin Fatmir Mediu është komentuar nga avokati i familjarëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit, Dorian Matlija si dhe nga gazetara Klodiana Lala. Sipas avokatit, hapja e gjykimit ndaj Mediut nuk është lojë ose shoë, sepse ai beson te drejtësia e re. Nga ana tjetër, Lala deklaroi se kjo është një dosje që përfshin jo vetëm zyrtarët e thjeshtë, por është një histori korrupsioni shtetëror e nivelit të lartë. PJESE NGA DISKUTIMET: Avokati i familjes Durdaj: Është një lajm i mirë heqja e pengesës për të vazhduar gjykimin. Ky është një hap paraprak, që i ka hapur rrugën hetimit, i cili është pritur prej kohësh. Ky është një proces shumë i koklavitur dhe ka shumë prova, që duhet të merren në shqyrtim. Hetimi nuk do të jetë aspak i lehtë. Lala: Çfarë me...
Braçe: Rritni rrogat, përmirësoni kushtet e punës! Pagë minimale 40 mijë lekë
Albania

Braçe: Rritni rrogat, përmirësoni kushtet e punës! Pagë minimale 40 mijë lekë

Ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka kritikuar këtë mëngjes rrogat aktuale të punonjësve shqiptarë, duke theksuar se ata po largohen prej shifrës së ulët dhe kushteve të punës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-zëvendësministri Erion Braçe sërish ka bërë opozitë me shifrat brenda PS-së, duke u  shprehur se shumë prej punonjësve kanë nje rrogë më të vogël se paga minimale. Ai ka përmendur një prej eksperiencave personale, duke treguar se dëgjoi disa punëtorë shqiptarë në sektorin e ndërtimit në Malin e Zi dhe paguheshin me 20 euro/dita. Ish-zv. kryeministri thotë se kjo është çështje e Partisë Socialiste dhe se kjo duhet ta identifikojë atë  me përmirësimin e një prej cështjeve jetësore në vend, duke theksuar se nuk duhet humbur kohë deri 4 vite. Sipas tij, duhet...
10 persona humbin jetën/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri
Albania

10 persona humbin jetën/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dalin të dhënat nga pandemia edhe për sot. Mësohet se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 826 raste të reja me C OVID19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 10 persona nuk kanë mundur ti mbijetojnë betejës me virusin, duke humbur kështu jetën. NJOFTIMI I MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar o...
Nëna i braktisi pasi babai ndërroi jetë, vëlla e motër bëjnë apelin drithërues
Albania

Nëna i braktisi pasi babai ndërroi jetë, vëlla e motër bëjnë apelin drithërues

Stejsi dhe Besjada janë vetëm 16 dhe 14 vjeç por bëjnë një jetë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre. Tre vite më parë babai i ndërroi jetë, duke e lënë familjen në kushte tepër të vështira.       Por hallet për motër e vëlla nuk do të mbaronin me kaq. Para 3 muajsh nëna i braktisi, duke i lënë të vetëm dhe të rrënuar duke shkëputur çdo kontakt me ta. Besjada jeton në fshatin Trashovicë në Gramsh së bashku me gjyshin e sëmurë, në një shtëpi gati të rrënuar dhe pa asnjë kusht. Të ardhurat e vetme vijnë nga pensioni i gjyshit prej 100 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, Stejsi qëndron në konvikt në Elbasan, ku vazhdon shkollën e mesme profesionale për elektricist. Mes vështirësive të shumta, ai ka zgjedhur ta vazhdojë sepse babai i la amanet të kishte një zanat. Por, n...