Arrestohet xhaxhai përdhunues/ Nëna në Gjirokastër: Abuzon me vajzën time prej vitesh
Një nënë nga Gjirokastra, pas 4 vitesh mësoi se vajza e saj abuzohej seksualisht vazhdimisht nga një i afërm i tyre.
Abuzimi ndaj vajzës ka nisur që kur ajo ishte 12 vjeç, nga xhaxhai i babait të saj Kabul Hunda.
53-vjeçari Hunda dyshohet se ka ushtruar marrëdhënie seksuale me dhunë sistematikisht me 16-vjeçaren.
Denoncimin në polici e ka bërë xhaxhai i së miturës, ndërsa familjarët pohojnë jashtë kamerave se vajza dukej e trembur prej një periudhe të gjatë por vetëm dje i ka treguar nënës së saj.
“Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij. Ai është xhaxhai i burrit. I ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di si e ka gënjyer vajzën për herë të parë, se ajo ka qenë e vogël. Më tha vajza dje. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vaj...








