Albania

Kapitullimi i Italisë: Ku përfunduan mijëra tonelata ushqime të italianëve
Albania

Kapitullimi i Italisë: Ku përfunduan mijëra tonelata ushqime të italianëve

Lame Xhama, Mesues i Popullit ne kujtimet e tij hedh drite ne disa te verteta te pathena deri me sot:   “Me kapitullimin e Italisë fashiste, shtabi i luftës së Zonës më ngarkoi edhe përgjegjësinë e depove të ushqimeve e të materialeve që iu zunë armikut në Sarandë. Në këto depo kishte mallra të shumta e të ndryshme, të cilat, fillimisht, u morën në dorëzim me një inventar nga një komision prej 12 vetash. Ky komision, mbasi bëri inventarizimin dhe listën e shpërndarjes, m’i dorëzoi mua që t’i shpërndaja brenda muajit shtator 1943.     Nga inventari origjinal i datës 14 shtator 1943, që kam edhe sot, në këto depo kanë qenë këto artikuj kryesorë ushqimorë: miell kv 6500 ose 650 tonë, oriz kv 1400 ose 140 tonë, sheqer kv 1200 ose 140 tonë, makarona arka 1200, ku...
Biznesi i vogël/ Rama: Do vijojmë me taksë zero dhe pa TVSH deri në 100 milion lekë xhiro
Albania

Biznesi i vogël/ Rama: Do vijojmë me taksë zero dhe pa TVSH deri në 100 milion lekë xhiro

Në lidhje me buxhetin e 2022 për biznesin e vogël, kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se qeveria shqiptare do vazhdojë të mbajë një regjim me taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe pa TVSH deri në 100 milionë lekë xhiro. “Duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës, bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10%. Sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero”, tha Rama. Për kryeministrin, në terrenin e fakteve dhe shifrave, biznesi i vogël është forca më e përkrahur dhe mbështetur nga qeveritë socialiste.           “Edhe pse ishin 60 mijë biznese të vogla gjatë periudhës 2006-2013, kanë paguar 19 miliardë lekë tatime. Nga 2014 deri në 2021 kanë paguar 5.7 miliardë lekë tatime, pra tre herë m...
Tjetër ngacmim seksual në vend gjatë 24 orëve të fundit, bie në pranga 34-vjeçari
Albania

Tjetër ngacmim seksual në vend gjatë 24 orëve të fundit, bie në pranga 34-vjeçari

Një tjetër ngacmim seksual ka ndodhur në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit. Një 17-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person banues në Tepelenë. “Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjeçe”, sipas policisë.         Sipas njoftimit, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual “, sipas policisë. Kujtojmë se një 11-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga xhaxhai i saj në qytetin e Vlorës.
FOTOT/ 13-vjeçarja përdhunohej nga kryeinspektori e shfrytëzohej nga tutori/ Në pranga dy autorët
Albania

FOTOT/ 13-vjeçarja përdhunohej nga kryeinspektori e shfrytëzohej nga tutori/ Në pranga dy autorët

Dy persona janë arrestuar për abuzim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës 13-vjeçare në Sarandë, rast që u bë publik nga “Fiks Fare” më një nëntor të këtij viti. Në pranga ra tutori dhe klienti, i cili është identifikuar si kryeinspektori i Policisë Kufitare, Petraq Raku, sipas gazetarit Mikel Marsi. Mësohet se dy personat abuzonin seksualisht dhe më pas e përdornin për prostitucion të miturën në Sarandë. Arrestimi i tyre është bërë nga SHÇBA , pas një hetimi 1 mujor për rastin që ishte denoncuar në Policinë e Sarandës. Ata do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Në emisionin “Fiks Fare” rastin nuk e denoncuan prindërit, por drejto...
Covid 19 përhapet në shkollat e Beratit, mbyllen 5 klasa
Albania

Covid 19 përhapet në shkollat e Beratit, mbyllen 5 klasa

Covid 19 është duke u përhapur masivisht në qarkun e Beratit, ku shumë raste infektimesh janë regjistruar në shkolla. Nga dita në ditë, vihet re një numër në rritje i nxënësve të infektuar me Covid-19,ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit rezultojnë Covid-pozitiv, 18 nxënës të moshave 14-19 vjeç.       Por Covidi nuk ka lënë pas mësues si dhe drejtorin e shkollës së mesme. Rezultatet e testeve të ardhura pranë ISHP-së Berat bëjnë me dije se, në cdo grup nxënësish prej 40 të testuar 23 prej tyre kanë rezultuar “pozitiv”.     Të njëjtat burime konfirmojnë se, pranë ISHP-së Berat vijojnë çdo ditë testimet mes nxënësve të shkollave,për shkak të përhapjes së vrullshme të virusit mes klasave. Situata paraqitet problematike në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” dhe gji...
Mes lotësh e britmash, Mateo Vasiu përcillet për në banesën e fundit
Albania

Mes lotësh e britmash, Mateo Vasiu përcillet për në banesën e fundit

Mateo Vasiu, 8-vjeçari i cili humbi jetën në mënyrë makabre nga një ‘monstër’ si Klodian Çalamani është përcjellë për në banesën e fundit. Mes lotësh dhe britmash, familjarët kanë nxjerrë nga shtëpia e tyre trupin e pajetë të 8-vjeçarit i cili sot duhet të ishte në shkollë me shokët dhe shoqet e klasës. Kujtojmë se Mateo ishte nisur për shkollë ditën e djeshme kur u rrëmbye nga Çalamani, pasi e gënjeu se do t’i bënte xhiro me biçikletë. Por pas kësaj ai e mori të miturin në shtëpinë e tij dhe e dhunoi mizorisht, derisa një goditje me lopatë i dha vdekjen e menjëhershme.
Atentati në Greqi, biznesmeni i vrarë një 37-vjeçar nga Delvina
Albania

Atentati në Greqi, biznesmeni i vrarë një 37-vjeçar nga Delvina

Ngjarja u regjistrua jashtë një karburanti, pronarë të së cilës ishin viktima dhe i plagosuri. Sipas mediave greke, ndaj tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje Mediat greke raportojnë se ështe vrare Marjus Dhiamanti, 37-vjec nga Delvina, pronar i karburantit.     Viktima ishte arrestuar me pare per nje sasi kokaine qe ju gjet ne makine, gjithashtu iarrestuar edhe per vrasje te ndodhur ne Kipseli, Athine ne shkurt 2010.       Rezulton me “detyrim paraqitje” ne Mykono. Dyshohet se i ka borxh disa personave 200.000 euro gjithashtu.
Hije misteri nga vrasja makabër në Fier, zbulohet lidhja e 8-vjeçarit me autorin
Albania

Hije misteri nga vrasja makabër në Fier, zbulohet lidhja e 8-vjeçarit me autorin

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 8-vjeçarit në qytetin e Fierit. 8-vjeçari i vrarë nga Klodian Çalamani ishte nipi i Florian Vasiut, me të cilin 15 vite më parë kishin rrëmbyer dhe torturuar për 20 minuta një 16-vjeçare. Sipas burimeve, Floriani e kishte ngacmuar herë pas here vajzën 16-vjeçare, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier. Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e kishte takuar atë duke i thënë që të mos e shqetësonte më të dashurën e tij. Në këtë kohë ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’i dëmtonin pjesë të ndryshme...