Sali Berisha paralajmëroi para mediave se do të përgatiten për protesta më të fuqishme dhe të dielën në orën 11:00
Pasi dha dëshminë në Prokurori për protestën e 8 janarit, Sali Berisha paralajmëroi para mediave se do të përgatiten për protesta më të fuqishme dhe të dielën në orën 11:00 do të ketë takim me demokratët në Shkodër.
Ky paralajmërim i Berishës është komentuar nga analisti Arion Sulo në “Top Talk”, ku tha se ish lideri demokrat lajmëroi fundin e protestave para selisë së PD.
Sulo: Për Berishën sot, pa thonjza fare, lajmëroi nisjen e protestave por fundin e protestave para selisë. Unë e kuptova të tillë, do bëjmë takime. Ai ka thënë është vetëm faqja e parë e këtij revolucioni, por për mua është shtyrë dhe shtyrja do të thotë fillimi i dështimit të tij.
Pyetje: Ishte një truk apo realitet pjesa e deklaratave për fondamentalistë?
Sulo: Ësht...








