Albania

Integrimi në BE/ PE voton me 519 vota pro rezolutën e Shqipërisë
Albania

Integrimi në BE/ PE voton me 519 vota pro rezolutën e Shqipërisë

Parlamenti Evropian ka votuar me 519 vota pro rezolutës së Shqipërisë për rrugën drejt integrimit në BE. Në total morën pjesë 599 anëtarë, ku 52 votuan kundër dhe 28 abstenuan. Eurodeputetët kërkojnë që BE të nisë bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Parlamenti i kërkon Këshillit të hapë negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kontekstin gjeostrategjik të luftës në Ukrainë. “Dështimi për të vepruar mund të ketë implikime historikisht të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin e Evropës.    Të dy vendet kanë përmbushur kushtet dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut inkurajohen që të zgjidhin me shpejtësi çështjet dypalëshe në pritje”, sipas dokumentit të publiku...
Rrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit, flet nusja nga Librazhdi: Doja të merrja dhi e pula në shtëp
Albania

Rrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit, flet nusja nga Librazhdi: Doja të merrja dhi e pula në shtëp

Etleva Korra është nusja nga Librazhdi e cila brenda pak ditësh ka dhunuar vjehrrin, vjehrrën, bashkëshortin dhe kunatin. Etleva është nënë e dy fëmijëve dhe debatet e saj në familje kanë nisur që në momentin kur ajo është martuar dhe vjehrri i strehoi në një kasolle. Kushtet e vështira ekonomike janë bërë shkak që ajo të konfliktohej me prindërit e burrit vazhdimisht. Por debati mes tyre ka agravuar para pak ditësh kur Etleva bleu një dhi dhe pula por vjehrri nuk e lejoi t'i fuste te stalla e tyre. Duke folur për "TCH" ajo ka deklaruar se vjehrri dhe vjehrra e kanë rrahur dhe jo ajo ata. Më tej ajo është shprehur se nuk mund të ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre. Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të paba...
Kaos në Kuvendin e Maqedonisë,Talat Xhaferi i ngre zërin Micevskit
Albania

Kaos në Kuvendin e Maqedonisë,Talat Xhaferi i ngre zërin Micevskit

Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi. Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore. Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit. “Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit. “Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”. Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim agjendën e kaluar, ndërsa Micevski reagoi: “Ty turp, turp, çfarë agjende”. Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit: “Ju po bëni atë ...
Aksidentohet një fëmijë 5-vjeçar në Delvinë, drejtuesja e mjetit në gjendje shoku
Albania

Aksidentohet një fëmijë 5-vjeçar në Delvinë, drejtuesja e mjetit në gjendje shoku

Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Delvinë. Fëmija është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandë me plagë në fytyrë dhe në shpinë   Dyshohet se i mitur 5 vjeç banues në Delvine është goditur nga një automjet. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.   Mësohet se edhe drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit në gjendje shoku pas ngjarjes.     Sipas informacioneve të para, dyshohet se fëmija ka dalë në rrugë pa e parë mjetin që lëvizte.
Shpërthimi në Sarandë/ Godina u ndërtua nga Pajtim Yzeiri që iu pre koka në Spanjë
Albania

Shpërthimi në Sarandë/ Godina u ndërtua nga Pajtim Yzeiri që iu pre koka në Spanjë

Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në katin e parë të një hoteli në Sarandë.   Në media thuhet se hoteli është në pronësi të familjes së Pajtim Yzeirit, i cili u vra disa vite më parë në Spanjë, duke i prerë kokën. Fatmirësisht nga shpërthimi lëndës plasëse nuk pati të lënduar në njerëz.  
Sherr me thika në Sarandë, plagoset 16-vjeçari
Albania

Sherr me thika në Sarandë, plagoset 16-vjeçari

Një 16-vjeçar me inicialet D. G është plagosur pasditen e sotme në Sarandë me mjet prerës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa 16-vjeçari është paraqitur vetë në spitalin Rajonal të Sarandës.     Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.
Prostituta denoncon vëllanë në polici: Më futet natën në krevat, do të bëjmë s*ks
Albania

Prostituta denoncon vëllanë në polici: Më futet natën në krevat, do të bëjmë s*ks

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku një 38-vjeçare e cila ka qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni është dënuar nga vëllai i saj me një mënyrë aspak normale. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të motrës, por ka vendosur që ta “edukojë” atë përmes dhunës. Sipas gazetës “Si”, në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo vendosi t’i drejtohej policisë me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain. Pasi hetuesit e komisariatit numër 4 panë faktet dhe provat dhe po ashtu kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, vendosën të mos ta shoqërojnë vëllain e kallëzuar, por ta procedojnë më pas në gjendje të lirë. Djali i denoncuar...
Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani.
Albania

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani.

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani. Der Spiegel shkruan se Rama është shoqëruar nga efektivët në bordin e avionit të Lufthansa, pasi nuk kishte vendosur maskën anti-covid. Pasagjerët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, rrëfejnë se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë.       Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2021./albeu.com