SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”, kërkon dënim me 10 vite për Klodian Rjepajn e Ilir Rrapajn-Çkemi News
Dënim me 10 vite heqje lirie kërkon Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
SPAK shpalli sot pretencën për Rrapajn e Rrjepajn, sipas së cilës, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, do të vuajnë 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
Ata akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”.
3 vjet 6 muaj burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për ish-funksionarët Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini 3 vjet 6 muaj/ 2 vjet 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 4 vite shërbim prove
Për Arben Gjatën kërkoi 1 vit e 4 muaj, që në ap...







