Atentati me armë ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja e tij. Hetimet marrin kthesë të papritur-Çkemi News
Kthesë të papritur kanë marrë hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së Zekirija Shaini, ku mbeti i plagosur me disa plumba.
Sipas mediave vendase, në pranga ka rënë gruaja e tij pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari.
“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Liko...








