Përgatitjet për “finalen” me Serbinë, Sylvinho grumbullon ish-futbollistin e Skënderbeut dhe Ballkanit për të zëvendësuar Pajazitin-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Silvinjo dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Enea Mihaj u bashkua sot me ekipin dhe u stërvit i veçuar.

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Sakaq, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë për këto dy ndeshje edhe mesfushorin Nazmi Gripshi, i cili vjen si zëvendësim për Adrion Pajazitin e dëmtuar.

Gripshi do të bashkohet me ekipin gjatë ditës së mërkurë dhe do të jetë në dispozicion ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

Lexo dhe...  Simbole misterioze mbi viktimën/ Eksperti kriminalistik shpjegon se mund të jetë një rit okult

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa po nesër, dy lojtarë do të dalin para medias në konferencë për shtyp në stadiumin “Air Albania”.

(Vizituar 21 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share