Çmenduri

Krim në familje/ Burri vret gruan, fëmijët dhe më pas veten
Çmenduri

Krim në familje/ Burri vret gruan, fëmijët dhe më pas veten

  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara, kur një ish-inxhinier i Meta ka vrarë gruan e tij,  djemtë  binjakë 4-vjeçarë, si dhe më pas vrau veten brenda shtëpisë së tyre. Anand Sujith Henry, 37-vjeҫ, dyshohet se vrau djemtë e tij dhe qëlloi për vdekje gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger në një vaskë, më pas vrau veten. Nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve të vegjël, por besohet se fëmijët fatkeq ose janë mbytur, ose janë marrë mbidozë fatale, pasi nuk ka pasur shenja lëndimi në trup. Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.
Vendi i parë ortodoks që e lejon, Parlamenti i Greqisë miraton projektligjin për martesat e personave me të njëjtën gjini
Çmenduri

Vendi i parë ortodoks që e lejon, Parlamenti i Greqisë miraton projektligjin për martesat e personave me të njëjtën gjini

  Parlamenti i Greqisë ka miratuar legalizimin e martesës civile të personave të të njëjtit gjini pas një debati 36 orësh të ligjvënësve, në një moment kur opinioni publik është shfaqur i dyzuar. Gazetari i Top Channel, Aleksandër Marku, raporton se nga 300 deputetë, votuan 254 prej tyre, përkatësisht 176 pro, 76 kundër dhe 2 abstenuan. 107 deputë të shumicës parlamentare të Demokracisë së Re votuan pro, 20 kundër, 31 nuk erdhën fare në seancë. Gjithashtu nga partia socialiste PASOK 11 deputetë kanë abstenuar, 1 nga partia Syriza dhe 2 deputetë muslimanë nga partia e Majta e Re. Projektligji historik i hartuar nga qeveria e konservatore kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është mbështetur edhe nga katër parti të krahut të maj...
E rëndë në Greqi! Pakistanezi abuzon seksualisht me një 13-vjeçar me autizëm
Çmenduri

E rëndë në Greqi! Pakistanezi abuzon seksualisht me një 13-vjeçar me autizëm

  Një shtetas pakistanez 42-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një djalë 13-vjeçar me autizëm. 42-vjeçari është lënë në paraburgim, ndërsa ka kërkuar falje për abuzimin me një person të paaftë për t’i rezistuar një akti seksual dhe gjithashtu për akte seksuale me një të mitur nën moshën 12 vjeç. Para hetuesisë, i akuzuari, sipas informacioneve, ka mohuar atë që i atribuohet.   Rasti është zbardhur pas denoncimit të nënës së fëmijës, e cila ka mobilizuar menjëherë ELAS-in. Policët arrestuan të huajin jashtë shtëpisë së tij në Zefyri. 42-vjeçari dyshohet se e joshi fëmijën në shtëpinë e tij mesditën e së premtes, duke i premtuar se do t’i jepte patina pasi e dinte që viktima i pëlqente patina....
Përdhunimi në grup i 13-vjeçares tronditi Italinë, analiza e CNN: ‘Siguron ushqim’ për një të djathtë ekstreme
Çmenduri

Përdhunimi në grup i 13-vjeçares tronditi Italinë, analiza e CNN: ‘Siguron ushqim’ për një të djathtë ekstreme

  Italia është tronditur nga përdhunimi i dyshuar në grup i një vajze 13-vjeçare përballë të dashurit të saj në një park publik në qytetin sicilian të Catania-s, i fundit në një varg sulmesh shokuese seksuale në vend.   Burrat e akuzuar në rastin e fundit sicilian hynë në Itali me varkë në 2021 dhe 2022 si të mitur të pashoqëruar, sipas policisë së Katanias. Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, një nga figurat më të dukshme të ekstremit të djathtë të vendit, tha në X se ata nuk duhej të ishin lejuar të qëndronin.   Ndërkohë, gjatë një vizite në Katania, Meloni shprehu solidaritetin e saj me viktimën e dyshuar të përdhunimit dhe familjen e saj. “Shteti do të jetë aty dhe shteti do të garantojë që drejtësia do të vendoset”, tha ...
Ngjarje tronditëse në Kavajë/ Djali vret nënën 75 vjeçe. Si u zbulua krimi pasi fillimisht u raportua si vdekje natyrale?
Çmenduri

Ngjarje tronditëse në Kavajë/ Djali vret nënën 75 vjeçe. Si u zbulua krimi pasi fillimisht u raportua si vdekje natyrale?

  Krim shokues në Kavajë/ Djali vret nënën.Fillimisht ngjarja u raportua si vdekje natyrale. Por si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbulohet se shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares ka qenë dhuna e ushtruar nga djali i saj.   ‘Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. Sokoli, 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se: Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.   Pas kryerjes së hetimeve të...
Horror në Itali/ Burri vret dhe copëton gruan, mbyt me zinxhir dhe dy fëmijët. Vajza e mbijetuar: U ngrit natën dhe tha ka demonë në shtëpi
Çmenduri

Horror në Itali/ Burri vret dhe copëton gruan, mbyt me zinxhir dhe dy fëmijët. Vajza e mbijetuar: U ngrit natën dhe tha ka demonë në shtëpi

  Një ngjarje horror është regjistruar në Itali, ku një burrë ka vrarë gruan e tij dhe ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët, ndërsa një i tretë ka arritur të mbijetojë. 54-vjeçari, Giovanni Barreca vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16 vjeç. Një tjetër vajzë 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë. Pas krimit, burri thirri policinë dhe u shfaq në Casteldaccia ku u arrestua. Vrasja ka ndodhur rreth orës 03:00. Gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur, por trupi i saj ende nuk është gjetur. Ndërsa fëmijët janë mbytur me zinxhirë. Në vendngjarje, kanë shkuar forcat e policisë që po rindërtojnë atë që ndodhi. Vajza e tretë 17-vjeçare, e cila arriti të shpëtonte veten, ishte dëshmitare e ngjarjeve dhe u shpëtua nga ...
Denoncimi i Fiks Fare/ Horror në Fier, dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo!
Çmenduri

Denoncimi i Fiks Fare/ Horror në Fier, dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në varrezat e fshatit Grecali në Fier. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Asqeri Ristani. Ai tha se në këto varreza ka të varrosur vajzën e tij që ndërroi jetë në gusht 2023 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ishte 29 vjeçe dhe ka lënë një fëmijë të mitur pas. “Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës. Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe’. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja” thotë Asqeriu.   Më tej pohon se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i ...