Studim: Helmi i merimangës që shkakton ereksione torturuese mund të jetë Viagra e radhës
Helmi nga merimanga endacake braziliane (Phoneutria nigriventer) zakonisht shkakton nekrozë ose vdekje të penisit dhe ndonjëherë mund të çojë në amputim.
Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se ky helm vdekjeprurës në sasi më të vogla mund të ndihmojë në trajtimin e mosfunksionimit erektil.
E gjetur zakonisht në vendet e Amerikës së Jugut, merimanga endacake braziliane është gjithashtu një nga speciet më toksike, me helmin e saj të aftë të shkaktojë ereksione të pavullnetshme dhe të dhimbshme te burrat.
Përveç këtyre ereksioneve të zgjatura anormalisht, të njohura teknikisht si priapizma, helmi i tyre gjithashtu shkakton të përziera dhe dhimbje barku. Shkencëtarët nga Universidade Federal de Minas Gerais në Brazil kanë zhvilluar një version...







