E pazakontë/ Gruaja flet e shqetësuar: Si t’i them vajzës që i vëllai është babai i saj i vërtetë
Sekretet familjare janë ato që lënë pasojë kur zbulohen pas disa vitesh. Një rast i tillë është rrëfyer për “Dear Terapist” . Një grua ka treguar se 30 vite më parë ajo bashkë me të shoqin vendosën të bënin një fëmijë së bashku. Burri i saj në atë kohë kishte dy djem, por nga një martesë tjetër. Duke qenë se ai shfaqi probleme shëndetësore, çifti mendoi të gjenin një alternativë në mënyrë që ëndrra e tyre për një fëmijë së bashku të realizohej.
Një dhurues sperme do të ishte zgjidhja, por ata nuk e donin kurrsesi pasi sipas tyre fëmija duhet të kishte gjenet e burrit. Ata vendosën që dhuruesi të ishte thjeshtri i gruas, pasi kishte të njëjtin personalitet dhe inteligjencë si i ati. Në atë kohë, thotë ajo dukej se gjithçka po shkonte mirë, por tani pas kaq shumë vitesh e vërteta ësh...








