Fotografi mbretëror tregon çfarë fshihet pas fotove ikonike të Princeshës Dianës!-Çkemi News
Disa nga fotot më të paharrueshme të Princeshë Dianës, si fustani i saj që theu protokollin mbretëror dhe shtrëngimi i duarve me një pacient me AIDS, ndryshoi mënyrën se si bota i trajtoi ata me sëmundjen.
Të gjitha këto foto ikonike janë ekspozuar në një ekspozitë të re në Londër dhe zgjat nga 25 maji deri më 2 shtator. Në këtë ekspozitë tregohet jeta e Dianës si një humanitare, një nënë dhe një ikonë mode, ku fotot më të veçanta janë kapur nga fotografi i njohur mbretëror Anwar Hussein, 85 vjeç.
Ai ka fotografuar princeshë Dianën prej kur ajo ishte 19 vjeç.
"Në fillim, disa më thanë nuk mund të bësh fotografi të mbretërve”, tregon Anwar për CNN përpara nisjes së ekspozitës.
“I thashë, pse jo? Unë dua një ndryshim. Unë isha duke bërë fotografi rock and r...








