Ckemi

Tërmeti lëkund Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri
Ckemi

Tërmeti lëkund Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

Lëkundje të lehta tërmeti tronditën Shqipërinë pak minuta më parë. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Bulqizë, etj. Po ashtu, dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Greqi dhe Kosovë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se tërmeti kishte epiqendër zonën e Mavrovos në Maqedoni dhe pati një magnitudë 4.9 të shkallës Rihter. Lëkundja e tanishme ishte pasgoditje e tërmetit të mëngjesit me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter. Nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Horoskopi, 11 Nëntor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju
Ckemi

Horoskopi, 11 Nëntor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju

  Dashi Për disa ditë humori i mirë do jetë prezent në shenjën tuaj. Është momenti  i duhur për të kapur suksesin dhe ta mbani atë fort. Gjithçka qëndron në të vepruarit me inteligjencë dhe dinakëri, pa u magjepsur nga ajo që shkëlqen shumë, por që vlen pak! Mos e merrni të mirëqenë dashurinë e personit rreth jush. Demi Ju jeni në qendër të vëmendjes nga yjet sot. Ata do të punojnë shumë për ju dhe kështu do të t’ju plotësohen të gjitha dëshirat. Mbani sytë dhe veshët hapur pasi do t’ju jepen mundësi fantastike! Në punën tuaj, prestigji juaj rritet dhe mundësitë e mbështetjes nga njerëz autoritativë, me ndikim. Në dashuri, shumë beqarë janë gati të bëjnë një hap përpara dhe të mos jenë më vetëm. Binjakët Ditë e nënshtruar, energjia e ulët do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. ...
Horoskopi 9 Nëntor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju
Ckemi

Horoskopi 9 Nëntor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju

  Dashi Do të ndiheni të frymëzuar dhe kjo gjë do ju lejojë që të rifitoni ritmin në vendin e punës, ku parashikohet të ketë propozime dhe bashkëpunime të reja interesante. Në dashuri nuk keni nevojë për të tërhequr vëmendje, pasi kjo është periudha më e favorshme për ndjenjat.   Demi Kjo është një periudhë e cila do ju vendosë në provë lidhur me sfida sentimentale të rëndësishme. Nëse keni nisur një lidhje prej pak kohësh, ky është një moment shumë i rëndësishëm për të forcuar raportin tuaj. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet, pasi kjo e ditë do ju gjejë dorëshpuar.   Binjakët Parashikohet që gjatë kësaj të hëne të keni një mbrëmje romantike, e cila do ju dhurojë emocione të forta. Do të keni mundësi të bëni për vete një person që e keni përzemër, thjesh...
Horoskopi i ‘Ferrit’/ Këto shenja do të vuajnë shumë javën e ardhshme, 9-15 Nëntor 2020
Ckemi

Horoskopi i ‘Ferrit’/ Këto shenja do të vuajnë shumë javën e ardhshme, 9-15 Nëntor 2020

Dashi-Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Ju të dashuruarit nuk duhet të bini pre e intrigave të disa personave dhe të debatoni ashpër me partnerin tuaj. Xhelozia juaj do jetë e pajustifikuar dhe do hapni probleme të kota. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin.  Në planin financiar si gjithmonë do shpenzoni pa maturi dhe situata do vazhdojë të jetë e paqëndrueshme. Lodhja e madhe në punë do sjellë probleme shëndetësore. Jo vetëm që do jeni nervozë, por mund të keni dhimbje koke dhe shpine. Në punë do jetë javë e ngarkuar. Do bëni mirë t’i merrnit gjërat shtruar sepse askush nuk do ua dijë për nder.    Demi-Nëse keni shpresuar për një javë plot hare dëshirat nuk do ju plotësohen. Nëse k...
TURP! Janullatos e quan vëlla çetnikun serb Amfillohio: Ne i themi lamtumirë një vëllau të madh
Ckemi

TURP! Janullatos e quan vëlla çetnikun serb Amfillohio: Ne i themi lamtumirë një vëllau të madh

  ashtuquajtur Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Shqipërisë, greku i cili ka uzurpuar Kishën Shqiptare, është pikëlluar shumë për shkuarjen në ferr të çetnikut dhe anti shqiptarit të madh Amfillohio. Janullatos e ngre në qiell duke i thurur lavde anti shqiptarit të madh çetnikut Amfillohio, ky është një turp për KOASH! Ja çfarë shkruan uzurpatori i KOASH: Me dhimbje të thellë mësuam për fjetjen në Krishtin të Mitropolitit të Malit të Zi dhe të Bregdetit, të ndjerit Amfillohio. Pjesëmarrës në dhimbjen e thellë të popullit mik të Malit të Zi dhe të Patriarkanës së Serbisë, organizuam në pareklisin e Kryepiskopatës së Shenjtë të Tiranës përshpirtje duke shprehur nga thellësia e shpirtit ngushëllimet tona për popullin orthodhoks të vendit fqinj. Kisha vendore mike e Malit të Zi hu...
Më e fuqishmja në botë, urdhërohet evakuimi urgjent i mijëra banorëve
Ckemi

Më e fuqishmja në botë, urdhërohet evakuimi urgjent i mijëra banorëve

Qeveria e Filipineve ka urdhëruar evakuimin e dhjetra mijëra banorëve ne pjesën jugore të ishullit Luzon për shkak të afrimit të stuhise “Goni”, raporton abcnews.al.  Siç raporton “Al Jazeera“, rreziku është mjaft i madh sipas autoriteteve pasi stuhia përllogaritet të jetë e kategorisë 5, më e fuqishmja në botë gjatë këtij viti.  Stuhia pritet të përplaset me arkipelagun me një shpejtësi 215 kilometra në orë dhe autoritetet i tremben shkatërrimeve të mëdha duke larguar kështu me detyrim banorët e zonës.   Kjo është stuhia më e fortë që pritet të godasë Filipinet që prej vitit 2013, ku vdiqën 6 300 persona. /abcnews.al