Çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri?/ Rama takim me përfaqësuesen e platformës në Davos: Jemi të detyruar të mbyllim aksesin nëse…-Çkemi News
Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në Facebook detaje nga takimi i tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka diskutuar me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok për Europën.
Rama theksoi shqetësimet që kanë çuar në vendimin për mbylljen e përkohshme të aksesit në TikTok nga Shqipëria dhe nënvizoi mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve nga ana e kompanisë.
“Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive,” shkroi Rama, duke theksuar se gjatë bisedës u vendosën disa pika bashkëpunimi për javët dhe muajt e ardhshëm. Këto hapa synojnë të sigurojnë rihapjen e platformës në një periudhë të arsyeshme, por vetëm me garancitë e nevojshme.
Kryeministri e mbylli mesazhin duke paralajmëruar se, nës...








