Tërbohen serbët, tifozët turq i presin me flamurin e Kosovës, në ndeshjen e Euroligës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Gjithëka ndodhi në ndeshjen e Euroligës në basketboll, ku skuadra e Fenerbahces priste Partizanin e Beogradit në Stamboll.

Kjo ishte java e 29-të e Euroligës dhe që luhej në kryeqendrën turke, ku tifozët vendas me sa duket i kishin rezervuar një surprizë skuadrës “mike”.

Në sallën e pallatit të sportit ku po luhej ndeshja atmosfera ishte shumë e nxehtë nga tifozët vendas që njihen për atmosferat e zjarrta që krijojnë. Mes shumë banderolave dhe pankartave me sa duket ata kishin vendosur edhe t’i përshëndesnin “miqt” nga Serbia me flamurin e Kosovës, duke e valvitur në një pjesë të tribunës ku ndodheshin tifozët ultras.

Lexo dhe...  Shqipëri-Çeki, tifozët kuqezinj elektrizojnë rrugët e Tiranës me këngë patriotike (VIDEO.

Pasi ata shfaqën, atmosfera u nxeh edhe më keq për lojtarët dhe stafin e skuadrës së Partizanit, të cilët me sa duket u ndikuan jo për mirë emocionalisht nga ajo, që mediat serbe e konsideruan sërish një provokim.

(Vizituar 10 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share