Këshilla Nacionale do të duhej për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion të pakicës Serbe! Shkruan: Refik HASANI
Këshilla Nacionale do të duhej për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion të pakicës Serbe! Shkruan: Refik HASANI
Asociacioni që shumë flitet në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale. Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjërë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbe me pesë për qindë, nuk është dashur të formohet fare Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat së paku nuk kemi njohuri për këtë. Parlamenti i Republikës së Serbisë,që nga viti 2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojn 21 K...

