Mund të mbetesh shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale? Gjinekologu Balili tregon rastin e rrallë
Gjinekologu Shkëlqim Balili, i bërë i njohur për publikun me deklaratat e tij paksa kontroversiale, ka qenë i ftuar në emisionin “Shije shtëpie” ku ka folur për rëndësinë dhe kujdesin e shëndetit vaginal. Ai rrëfeu gjithashtu një rast jo fort të zakonshëm shtatzënie, të cilin e ka ndjekur gjatë karrierës së tij mbi 40 vjeçare. Mjeku tregoi se pacientja e tij ishtë në pritje të ëmbël pa kryer marrëdhënie seksuale.
“Kam pasur një rast ku femra kishte ngelur shtatzënë pa u defloruar, domethënë pa u prishur virgjëria. Kjo ka ndodhur për faktin se ata nuk kishin bërë marrëdhënie (intercourse) siç i themi ne, vaginale, por në kulmin e orgazmës është ajo që femra është e përgatitur, indet vaginale fryhen. Ky është ereksioni.
Labiet, klitorisi të gjitha bëhen më të fr...





