Zbulim i madh arkeologjik në Strugë: Varre mbretërore ilire dhe artefakte të çmuara -Çkemi News
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në Koroshishtë të Strugës. Një banor lokal, teksa punonte tokën, hasi në gurë të shumtë që rezultuan të jenë pjesë e një vendvarrimi mbretëror të lashtë. Menjëherë pas këtij zbulimi, një ekip arkeologësh nga Shkupi, së bashku me Ministrin e Kulturës, u nisën drejt Koroshishtës për të inspektuar vendin dhe për të zbuluar më shumë mbi këtë trashëgimi të çmuar.
Zbulimi i varreve mbretërore të fisit të Enkelejve
Studimet e para sugjerojnë se bëhet fjalë për varre mbretërore të fisit të Enkelejve, një nga fiset më të njohura ilire. Enkelejt, që përmenden shpesh në histori për fuqinë dhe pasurinë e tyre, duket se kanë lënë pas një pasuri të konsiderueshme artefaktesh, të cilat po ndihmojnë arkeologët të rindërtojnë...








