Tag: Pavaresia e Shqiperise

Mik i ngushtë me Nolin dhe Avni Rustemin, si e pësoi kur nuk pranoi…
Histori

Mik i ngushtë me Nolin dhe Avni Rustemin, si e pësoi kur nuk pranoi…

Publikohet historia e panjohur e Ali Vllamasit me origjinë nga fshatrat e Kolonjës, vëllait të politikanit të njohur, Sejfi Vllamasit, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Nolit, Avni Rustemit dhe Luigj Gurakuqit, si dhe vëlla i Muharrem Vllamasit, një nga miqtë e ngushtë të Enver Hoxhës që nga periudha kur ai ishte me studime në Francë, i cili gjatë periudhës së pushtimit italian të vëndit, për disa kohë u bë dhe kryetar i Partisë Fashiste të Shqipërisë. Dëshmia e rrallë e nipit të tyre, Faslli Vllamasi, lidhur me raportet miqësore që kishte familja e tyre Vllamasi me Enver Hoxhën, i cili diku aty nga viti 1941, gjatë një dreke në shtëpinë e Mënikve në Tiranë, i kërkoi Ali Vllamasit që t’ia dhuronte nagantin e tij, por ai nuk i’a dha, duke thënë se e kishte kujtim, por pas mbarimit të L...
Ku është deklarata e Pavarësisë? Mema: Askush s’di të thotë ku është zhdukur!
Albania

Ku është deklarata e Pavarësisë? Mema: Askush s’di të thotë ku është zhdukur!

Gazetari Marin Mema ka ngritur sonte në “Top Story” një problematikë serioze rreth të dhënave të dokumentuara të ditës kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Gjatë komentit të tij në lidhje me festat e nëntorit, ai tha se mungon deklarata origjinale e pavarësisë, pra akti themeltar i vendit tonë. Ai shtoi gjithashtu se në ditën e pavarësisë kishte edhe fotografë, ndërkohë që nuk ka asnjë foto të dokumentuar të asaj dite, fotoja që shpërndahet në media dhe rrjete sociale është e 28 nëntorit të 1913, pra e një viti më pas. Marin Mema: Mua më shqetëson fakti që I kemi thënë qytetarëve, apo hetojmë se ku ndodhet deklarata e pavarësisë?  Po festojmë dhe shumë mirë po deklarata origjinale ku u zhduk ku vajti? A nuk duhet të jemi seriozë në pritjen dhe organizimin e kësaj ...
Fjalimi i Hasan Prishtinës në ceremoninë e varrimit të rilindasit të madh, Luigj Gurakuqit
Histori

Fjalimi i Hasan Prishtinës në ceremoninë e varrimit të rilindasit të madh, Luigj Gurakuqit

  Hasan Prishtina u ndodh në Itali kur u eliminua Luigj Gurakuqi, madje ai ka mbajtur fjalën mortore në ceremoninë e varrimit të atdhetarit Gurakuqi, në Bari të Italisë, në mars 1925, ku ndër të tjera theksoi: Një atdhetar, idealisti i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi ra dëshmor prej dorës së një tradhtari, që është i shtyrë prej shumë tradhtarëve për të kryer një gjë kaq të shëmtuar e të dhimbshëm. Kjo tragjedi helmoi gjithë zemrat e shqiptarëve nacionalistë të vërtetë dhe gëzoi vetëm ca tradhtarë, ca asasinë profesionistë, të cilët e quajnë veten shqiptarë vetëm sa për t’u bërë vegla të vërteta të të huajve për dëmin e shtetit dhe të popullit tonë të shkretë. Humbja e Gurakuqit është një humbje shumë e madhe, një humbje e paharrueshme për ne, por edhe për ata shqiptarë që patën ...
Lufta e ‘20-ës në Vlorë, Pëllumb Xhufi: Italia u kthye në makth për Shqipërinë! Tre muaj beteja të njëpasnjëshme, derisa…
Histori

Lufta e ‘20-ës në Vlorë, Pëllumb Xhufi: Italia u kthye në makth për Shqipërinë! Tre muaj beteja të njëpasnjëshme, derisa…

ANILA DEDAJ/Në qendrën historike të qytetit të Vlorës, në lagjen e famshme “Muradie”, një ekspozitë fotografie dhe arkivore, si dhe libra dedikuar Luftës së Njëzetës, bënë që vëmendja të kthehej një shekull pas, në një nga ngjarjet më vendimtare të historisë së Shqipërisë.  Teatri “Petro Marko” dhe universiteti “Ismail Qemali” pritën më tej 25 kumtues nga i gjithë vendi në kuadër të konferencës shkencore të mbajtur për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, organizuar nga Akademia e Shkencave.  Kryetari i këtij institucioni, Skënder Gjinushi, gjatë fjalës së tij e konsideroi si një detyrim të përhershëm të historiografisë shqiptare, që t’u jepet vendi i merituar epokave më të lavdishme të historisë sonë e ngjarjeve madhore që kanë përcaktuar ekzistencën e identitetin tonë.  “Në Luftën ...