Historia e valles së Osman Takës. Në Konispol jetonte fisi i Takajve, atje ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.
Historia e valles së Osman Takës.
Në Konispol jetonte fisi i Takajve, atje ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.
Historia fillon në kohën e pushtimit Otoman, ku Konispoli ishte qendër administrative dhe kontrollohej nga ana ushtarake nga “Karakolli i Qafë Botës”, posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.
Truproja e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, faleshin ç'do të premte, njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Oficeri turk dhe ushtarët e tij, pas lutjeve u ndeshën në rrugë me dy femra me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën në Shehat për një vizitë. –
Xhandari turk, u zuri rrugën grave dhe u ngri...








