Në fjalimin e parë si eurodeputet, Fredi Beleri ‘nxin’ Shqipërinë: Reformat po kthehen në ‘bomba totalitare’! -Çkemi News
Fredi Beleri, i dënuar në Shqipëri për korrupsion zgjedhor, ndërsa në Greqi u zgjodh si euro-deputet i Nea Demokracia, partisë së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ka mbajtur fjalimin e tij të parë si europarlamentar në seancën e Parlamentit Europian që po zhvillon punimet në Strasburg.
Duke i kujtuar kolegëve në sallën e Parlamentit dhe ishte zgjedhur si eurodeputet grek i pakicës të një vendi të BE-së, por i lindur në Shqipëri, një vend që aspiron familjen europiane, Beleri tha se Shqipëria po i largohet parimeve europiane.
Madje Beleri shprehet se reformat në Shqipëri po kthehen në “bomba totalitare” për themelet e shtetit demokratik.
Kuptohet që Fredi Beleri i ka përqëdnruar kritikat veçanërisht te institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, që e dënuan pena...


