15-vjeçari denoncon babanë shqiptar për abuzim në Greqi, nëna justifikon të shoqin: Pasi më dhunon, më thotë të dua. Është turp…
Në moshën 9-vjeçare, ishte hera e parë që 15-vjeçari thirri policinë për të denoncuar babanë e tij dhunues, i cili e rrahu atë dhe nënën e tij në shtëpinë e tyre në Selanik.
50-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua mbrëmjen e së martës, pasi djali i tij 15-vjeçar thirri policinë. Në deklaratën e dhënë nga nëna e tij 44-vjeçare u kuptua se ata kanë përjetuar vite me radhë dhunë në familje.
Shkak i denoncimit të djalit ka qenë dhuna që i është ushtruar së fundmi të ëmës. Ai u njoftua nga një mik i familjes se nëna e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë psikologjike, dhe i shqetësuar për të, ka telefonuar policinë, pasi ndjeu se nëna e tij ishte në rrezik dhe nuk ishte në ishte pranë saj që ta mbronte nga i ati.
15-vjeçari ...

