Çfarë ndodh me hapjen e negociatave?! Hapat që duhet të ndërmarrin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sa zgjat anëtarësimi në BE dhe cilat janë pengesat
Pasi Shkupi zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu ndez zyrtarisht drita jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit, që mund të çojë në anëtarësimin e tyre në BE.
EURACTIV shpjegon hapat e tjerë që dy shtetet duhet të ndërmarrin derisa të anëtarësohen plotësisht në BE.
“Ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, tha kryeministri çek, Petr Fiala, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, u pritën të martën në Bruksel, ku morën pjesë në Konferencën e Par Ndërqeveritare, që hap derën për fillimin e bisedimeve të pranimit, që ka gjasa të zgjasin me vite.
...

