Shkundet harta vendore! Ja bashkitë që rrezikojnë të shuhen: Borxhe miliona euro dhe boshatisje masive-Çkemi News TV
Raporti i fundit i financave tregon se disa bashki janë në prag falimentimi, ndërsa tkurrja e popullsisë ka lënë qytete të tëra bosh.
Një raport alarmues ka ndezur dritën e kuqe për disa bashki në Shqipëri. Borxhe të shumta, të ardhura të pamjaftueshme dhe largimi masiv i popullsisë po i vendosin ato në një pozitë të rrezikshme. Ekspertët paralajmërojnë se një pjesë e tyre mund të shkrihen ose të bashkohen me njësi të tjera.
Raporti i Ministrisë së Financave tregon se vetëm në vitin 2024 detyrimet e prapambetura të bashkive arritën në 33 milionë euro. Katër bashki përmenden si më të rrezikuarat:
Kavajë
Vorë
Cërrik
Dimal
Këto bashki kanë borxhe që kapin mbi 25% të shpenzimeve të tyre vjetore. Në listën e zezë futen edhe Pogradeci, Rrogozhina, Dibra, Peqi...

