Tag: arkiologji

Ekipi arkeologjik zbulon ‘Tempullin e Zeusit’ të humbur prej kohësh pas 100 vjetësh në qytetin e lashtë të Magnezisë-Çkemi News
Enigma

Ekipi arkeologjik zbulon ‘Tempullin e Zeusit’ të humbur prej kohësh pas 100 vjetësh në qytetin e lashtë të Magnezisë-Çkemi News

  Në një zbulim të rëndësishëm arkeologjik, studiuesit në Turqi kanë zbuluar hyrjen e varrosur prej kohësh në Tempullin e Zeusit në qytetin antik të Magnezisë , që ndodhet në provincën perëndimore të Aydin . Struktura, dikur mendohej e humbur, është shfaqur si një simbol i fuqishëm i trashëgimisë fetare dhe kulturore të qytetit. Gërmimi po drejtohet nga profesori i asociuar Gorkem Kokdemir nga Departamenti i Arkeologjisë i Universitetit të Ankarasë , i cili ka punuar në vend për më shumë se dy dekada. “Unë kam punuar në gërmimet e Magnezisë për 23 vjet, që nga viti 1998,” tha Kokdemir për TRT World . Ai pasoi profesor Orhan Bingol , i cili më parë drejtoi projektin deri në pensionimin e tij.
Thesare arkeologjike në Itali, gjenden gjarpërinj bronzi dhe vezë ende të paprekura-Çkemi News
Bota

Thesare arkeologjike në Itali, gjenden gjarpërinj bronzi dhe vezë ende të paprekura-Çkemi News

Objektet e çmuara ishin ruajtur nga ujërat e ngrohta dhe balta në burimet e rajonit të Toskanës pranë Siena. Gjarpërinj prej bronzi, statuja, kurora, monedha e bizhuteri , si dhe vezë ende të paprekura, ishin mes zbulimeve në gërmimet e banjave të lashta të qytezës në Toskana. Objektet besohet se janë krijuar nga popujt etruskë  në shekullin e dytë p.e.s. aty ku sot gjendet qyteza San Casciano dei Bagni, në një kodër pranë Siena. Vendi besohet se ka qenë i shenjtë për popullin etrusk dhe më vonë edhe për romakët, prandaj gërmimet kishin nisur aty prej vitit 2019. Vitet e fundit ishin gjetur aty 24 statuja bronzi dedikuar zotave, ndërsa relikat e fundit u zbuluan nga arkeologët e drejtuar nga Jacopo Tabolli. ...
Si ndodhi që Evropa, e cila në vitet 1500 ishte në një gjendje papastërtie, të përparonte kaq shumë? -Çkemi News
Histori

Si ndodhi që Evropa, e cila në vitet 1500 ishte në një gjendje papastërtie, të përparonte kaq shumë? -Çkemi News

Nga: Erol Düren Përktheu: Erjon Duka Në vitet 1500, në Angli, shumica e njerëzve martoheshin në qershor dhe banjën vjetore e bënin në maj, kështu që në qershor nuk mbanin erë shumë të keqe. Megjithatë, pasi fillonin të mbanin erë, nuset mbanin një buqetë lulesh në dorë për të mbuluar erën e trupit të tyre. Banjat përbëheshin nga një fuçi e madhe e mbushur me ujë të nxehtë. Burri i shtëpisë kishte privilegjin të lahej me ujë të pastër. Pas tij laheshin djemtë dhe burrat e tjerë, më pas gratë, pastaj fëmijët dhe në fund foshnjat laheshin në të njëjtin ujë. Në atë moment uji bëhej aq i ndotur saqë mund të humbisje diçka në të. Shprehja angleze “mos hidh foshnjën bashkë me ujin e banjës” vjen nga këtu. Çatitë e shtëpive ishin bërë nga kallamishte të mbivendosura dhe nuk ki...
Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Shënmri, Tiranë | PAMJET -Çkemi News
Histori

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Shënmri, Tiranë | PAMJET -Çkemi News

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Shënmri, Tiranë! Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK-së kanë realizuar me sukses një gërmim shpëtimi në fshatin Shënmri, ku u zbulua një varrezë që daton në dy periudha historike të rëndësishme: periudhën helenistike dhe mesjetare. Ky zbulim unik hedh dritë mbi historinë dhe jetën e banorëve të lashtë të kësaj zone. Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar struktura funerare që përmbanin enë qeramike, stoli prej argjendi, bronzi, hekuri dhe qelqi, si dhe armë dhe objekte personale. Këto gjetje unike ofrojnë mundësi të mëdha për të studiuar mënyrën e jetesës dhe zakonet e të dy periudhave. Stolitë e zbuluara në varret mesjetare ngjajnë me ato të kulturës Arbërore të gjetura më parë në Koman, Krujë, Lezhë dhe Për...